E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, të paktën 20 të vdekur nga katër sulme me bomba

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën të hënën si pasojë e sulmeve me bomba të ndodhura në kryeqytetin iraken, bagdat, gjatë orëve te fundit. Të paktën 4 shpërthime autobombash janë rejgistruar në këtë vend ku përveç viktimave, kanë provokuar edhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Lajmi eshte konfrimuar nga burime policore të cilat sqaruan se situate në bagdat është e tensionuar ndërsa shtohet frika për të tjera sulme dhe per rritjen e pasigurisë në vend. Në sulmin që cilësohet si më i rëndi, shpërthimi që ndodhi në një treg të njohur në zonën lindore të Bagdadit, Sadr City, humbën jetën të paktën 10 persona dhe u plagosën rreth 28 të tjerë. Një bombë tjetër shpërtheu në njërën nga rrugët më të populluara të një zone qëndrore të Bagdadit, në afërsi të një grupi punëtorësh të cilët po nisnin punën, dhe për pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën 16 të tjerë, deklaroi policia. Autobomba e tretë shpërtheu sërish në një treg në Husseiniya, në pjesën veriore të Bagdadit dhe në një rrugë në pjesën lindore, ku besohet se shënjestër e sulmit ishte autokolona e një zyrtari të Ministrisë Brendshme irakene, që arrit të kalonte pa patur probleme, por sulmi shkaktoi vdekjen e dy kalimtarëve të rastit. Dhuna në Irak ka rënë në nivelet më të ulëta që nga fundi i vitit 2003, me ndërhyrjen e forcave të koalicionit, por militantët ende kanë ndërmarë sulme te herepas hereshme me pasojë viktima. Situatë më e rënduar paraqitet në bagdat, si dhe në provincat veriore Diyala dhe Nineveh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›