KE, mbështet Obamën për klimën
Komisioni Europian mirëpriti masat e administratës amerikane për të luftuar ndryshimet klimaterike, tha presidenti i komisionit europian Jose Manuel Barroso pas samitit BE-SHBA që u zhvillua në Pragë të dielën. Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara të pranishmëve të mbledhur në kalanë e Pragës gjatë ditës, presideneti amerikan Barack Obama tha se Amerika ishte gati për të marrë një rol udhëheqës në trajtimin e çështjes së ndryshimit klimaterik. Ai ka marrë një qëndrim më të sigurt për ngrohjen globale, që shkencëtarët thonë se eshte shkaktuar nga emetimi i gazeve te tilla si dioksidi i karbonit, sesa paraardhësi i tij George Bush. Muajin e kaluar, Obama ftoi 16 ekonomitë më të mëdha, duke përfshirë edhe bashkimin europian, për të marrë pjesë në një forum mbi ndryshimin e klimës për të siguruar ndihmën e OKB-së pas një pakti për ngrohjen globale. Pas takimit, Barroso tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa ishin tashmë shumë pranë dakordimit për këtë teme. Fjalimi i obamës u pqërqëndrua edhe cështja e armëve bërthamore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin hapa për të zvogëluar arsenalin bërthamor në botë. Duke folur pas takimit të nivelit të lartë, Kryeministri çek, Mirek Topolanek u dakordua me thirrjen e Obamës që Irani të ndalë programin bërthamor dhe aktivitetin me raketa balistike.