E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti, Poni: Banorët do marrin gjithë ndihmën e nevojshme

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në linjë telefonike për "Ora News" tha se është bërë një mbledhje me shtabet e emergjencave në rang komune për tërmetin që tronditi Peshkopinë. Poni tha se është njohur me masat e marra për t'iu ardhur në ndihmë banorëve si dhe me gjendjen e situatës në Peshkopi pas tërmetit. Poni tha se banorët do marrin të gjithë mbështetjen organizative dhe administrative të ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Poni bëri me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave të shtetit do t'u mundësojë çadra dhe ushqime banorëve të prekur nga tërmeti. Ai tha se në gadishmëri janë vënë të gjitha ambulancat. Sipas tij, tre persona kanë pësuar dëmtime të lehta nga lëkundjet e tërmetit.
Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni tha se do të inspektojë nga afër edhe zonat më të prekura nga tërmeti Shupenzën dhe Gjoricën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›