Në bajrak të Shkrelit
Prroni i Thatë është vërtet i thatë. Ndërsa ecim përgjatë tij, nuk na duket si një prej rrjedhave më të famshme të veriut. Na duket thjesht një hon i thellë dhe aq. Ka nisur të freskojë ca, por kënga e gjinkallave ende dëgjohet në të dyja anët e tij. Pak kalimtarë kalojnë në këtë kohë. Jemi nisur për në krahinën e Shkrelit, dikur bajrak i famshëm i maleve, tani pjesë e një komune me qendër në Dedaj. Vetëm pak kilometra në të djathtë të Koplikut dhe rruga nis t‘u ngjitet maleve. Hija e Veleçikut, malit më të njohur të këtyre anëve, herë shfaqet dhe herë zhduket, njësoj sikur të dojë të luajë me ne, kalimtarët e rastësishëm. Ajri sa vjen e bëhet më i freskët dhe ne tani e kuptojmë se kemi nisur të hyjmë në zemër të maleve.
Shën Kolli i malësorëve
Krejt në anë të Prronit të Thatë ndalojmë bri një ngrehine hijerëndë. Është kisha e Shën Kollit, mbrojtësit të Shkrelit. Jetë e mot malësorët i janë lutur "Santa Klausit" që t‘ua shpëtojë fëmijët nga varfëria, që t‘ua rrisë "kallamboqin", që të mos ua pakësojë ujët dhe që të ketë paqe. Nuk dihet se sa e ka kryer detyrën Shën Nikolla, porse dihet vetëm që besimi i malësorëve tek ai kurrë nuk është lëkundur, madje edhe në kohët më të errëta të ateizmit. "M‘duket se i ka hupë celulari se", do bëjë më vonë shaka me ne një malësor, por kjo bën pjesë vetëm në humorin e tyre dashamirës.
Përqark kishës nuk pipëtin asgjë. Na duket vetja sikur jemi të rrethuar nga një atmosferë e magjishme, njësoj si ato të krishtërimit të parë. Vetëm ndonjë makinë, që kalon lart mbi rrugën e asfaltuar fare mirë, u bije borive hareshëm në shenjë përshëndetjeje. Këtu njerëzit e kanë ende zakon që të përshëndeten edhe pa u njohur.
Mbi një shkrep, jo edhe aq të lartë, është vendosur statuja e Shën Kollit. Me qëndrimin e njohur, me dorën e shtrirë përpara, shenjti i kamotshëm na duket sikur thotë: Shkoni më lart bijtë e mi. Kushedi se çfarë do gjeni e do dëgjoni në këto anë".
Në Vrithë me histori biografie
Pak minuta pas kishës jemi në Vrithë. Ky katund ka qenë jetë e mot qendra e bajrakut të Shkrelit. Këtu rrinte bajraktari, prifti, xhandari, mësuesi, me pak fjalë, të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në punë. Këtu merreshin vendimet e mëdha dhe të vogla, këtu shuheshin e ndizeshin gjakrat. Malësorët këtë anë e quajnë "Shkreli i Gurit", për ta dalluar nga shkrelasit e tjerë që kanë zbritur në fushë. Thuhet se ka më shumë shkrelas në Velipojë e gjetiu, se sa kanë mbetur ende në këto anë.
Edhe në Vrithë është e njëjta heshtje si poshtë. Vendi është i mbushur me gurë, ndonëse shtëpitë e reja të malësorëve dhe rruga e asfaltuar të krijojnë një ndjenjë të mirë. Dy burra zihen me shoqi-shoqin ndërsa po luajnë domino. Duket sheshazi se dikush prej tyre ka bërë hile. Ne ndalojmë në qendër të katundit. Një zonjë malësore me shaminë tradicionale, "rubën", përmbi krye dhe me buzëqeshjen që i jepet gjithnjë mikut, na pret në hyrjen e një lokali. Kështu njihemi me Zogën, e cila na flet ca se si jeton katundi, se si të rinjtë kanë kohë që janë larguar, se si uji është problemi më i madh, që nuk është zgjidhur që në kohë të gjyshërve, se si… "Por ma mirë, po thrras tim shoq, ai asht edhe bajraktar".
Ne, kjo ideja e të takuarit një bajraktar të mijëvjeçarit të tretë, na intrigon ca. Të mësuar, sikurse jemi, me kryetarë bashkish, komunash, minibashkish e me radhë, rrimë e presim që të na shfaqet një burrë hijerëndë më mustaqe dhe me kostumin tradicional, me qostek e me qëndrim të rreptë. Por zhgënjehemi, njeriu që na ka dalë përpara është thuajse si ne. Dodë Milaj është 62-vjeçar. Nuk ka mustaqe sikurse i kishin bajraktarët e qëmotit. Është veshur si ne, mbase më mirë se ne. Është pasues i Pjetër Gjokë Bajraktarit, i njohur në këto anë "për burrni e nder". Doda është bajraktari i fundit i Shkrelit. Me të do të bëjmë një muhabet të shtruar. "Axha jem, Pjetër Gjoka - nis të tregojë Doda - ka qenë bajraktar i Shkrelit. Atë e pyeste i gjithë bajraku, për halle e për derte, po e po, por edhe për gzime. Ishte nji burrë i gjatë e i pashëm edhe kjo ndikonte me ia ndigju fjalën. Gjatë Luftës së Reçit patë tërhekë burrat e Shkrelit për mos me u vra shqiptar me shqiptar. Megjithatë, ishte mik me Llesh Marashin. Në 1944, ka dalë n‘mal. Kishte frikë mos e kapshin komunistat. Kanë përfundu vetë i tretë ky, Llesh Marashi dhe një shoku i tyne në një shpellë. Mbas nji rrethimi të gjatë nga forcat e ndjekjes janë dorëzu, ndonëse ishin ba gati me vra njeni-tjetrin në fillim, por mos me ra të gjallë në dorë të komunistëve. Nuk dihet se si, por u dorëzuan. Llesh Marashi kishte qenë komandant xhandarmërie në kohën e pushtimit. Atë e dënuan me vdekje. Axha jem, bajraktar i Shkrelit, bëri tetë vjet burg në Burrel dhe pastaj deri sa vdiq ka punuar këtu në blegtori. Nuk e prekën më. Kishte edhe nam të mirë në të gjithë krahinën tonë".
"A e respektojnë më bajraktarin në këto anë"?, bëhemi kuriozë ne. "Po besa - përgjigjet Doda - e respektojnë akoma, ani pse kohët kanë ndryshue. A e dini ju se cilat janë detyrat e bajraktarit? Jua them unë. Ma e para është që të ruajë qetësinë e paqen në bajrak. E dyta, nji bajraktar i mirë duhet tu mësojë njerëzve që të duan më shumë veten e familjen e tyre se sa të tjerët me pushtet, e treta është që të ketë mendjen që të paqtojë sa më shumë gjaqe. E fundit është që tu mësojë njerëzve që shumë punë të mira bëhen bashkë, fshatçe. E duke qenë kështu shumë njerëz vijnë e më takojnë dhe më marrin mendje. Ju mund të thoni, po mirë po pushteti sot ka ndryshue, sot ka kryetar komune, ka kryeplak. E vërtetë është, por hija e atij zakonit të vjetër ende mbahet në këmbë dhe njerëzit ende e respektojnë familjen e bajraktarit. Sigurisht, koha ka ndryshu. Me thanë të drejtën, bajraku kishte kuptim të plotë vetëm në kohën e monarkisë. Por prapëseprapë…".
Zoga na ka njohur edhe me Tomë Zef Pepën. Baca Tomë, sikurse nisim ta thërrasim që në fillim, është një malësor i imët, me kokën mbuluar me një shami shumëngjyrëshe. Baca, që ka punuar tërë jetën maleve si sharrëxhi, ka qenë njëri prej atyre që ishte në pritë përballë shpellës ku ishin ngujuar bajraktari Pjetër Gjoka dhe Llesh Marashi. Nipi i bajraktarit dhe partizani i dikurshëm nuk e shohin aspak me mëri njëri-tjetrin, përkundrazi. Duket sikur këtu ato historitë e mërive të vjetra nga biografitë nuk kanë ekzistuar kurrë.
"Kur ka dalë axha jem prej burgut. Kanë dalë të gjithë atje para kishës me e pritë. Mor po ça ishin të tërë: komunista apo jo komunista. Kemi shtru nji darkë në shtëpi ku ishin edhe të parët e pushtetit të athershëm. Ishte vendosë regjimi komunist, por malësorët ende e respektoshin bajraktarin".
Baca Tomë vë buzën në gaz kur i kujtojmë kohët kur ishte bashkuar me forcat e ndjekjes për të kapur bajraktarin, të parin e katundit të vet. "Ashtu ishin ato kohë atëherë more djem - thotë - po a dini se ç‘ka bana unë për mos me u nda prej shokëve të tjerë? Isha bashku si shumë me komunistat dhe më vinte pak zor nga shokët. Atëherë e vendosa. U martova me një vajzë që e kishte biografinë e keqe. Kështu u bana edhe unë si të tjerët dhe kërkush nuk mund të më thoshte ma gja. Po ne këtu nuk i kena pas vu re edhe aq shumë kto punë. Me njeri-tjetrin i kemi vu rregullat sipas zakoneve të të parëve dhe ashtu i ruajmë edhe sot".
Me miqtë tanë ndahemi në qendër të fshatit. Përballë nesh është shkolla e vogël e Vrithit. Ajo mban emrin "Pjetër Gjoka", pikërisht të atij bajraktarit të vjetër që e patën arrestuar dikur në shpellë.
Në Razëm
Nga Vrithi në Razëm nuk mban veçse pak minuta. Rruga e re është fare e mirë dhe udhëtimi në këmbë të Veleçikut është shumë i këndëshëm. Razma pat marrë jetë kur tregëtarët shkodranë nisën të fuqizohen në kohë të Zogut dhe të Italisë. Një numër vilash të mira u ndërtuan atëherë prej tyre. Ato u konfiskuan sakaq me mbërritjen e komunizmit në pushtet. Pastaj vendi u shndërrua në një pikë turistike për Shkodrën. Rruga e vështirë e bënte të paarritshme për pushuesit nga zonat e tjera të vendit.
Në Razëm nuk gjejmë shumë njerëz. Me fillimin e shtatorit pushuesit u janë rikthyer punëve. Vetëm disa shkodranë të hareshëm po bëjnë aheng në një nga lokalet e shumtë. Një hotel, që duket i madh për këto anë është krenaria e sotme e Razmës. "Shikoni atë hotelin, ai është se ç‘është", na thonë të thuajse të gjithë ata njerëz që takojmë.
Në kthim, me Veleçikun përballë, na rri në mendje një fjali që na pat thënë Doda, bajraktari i fundit i Shkrelit. "A e dini ku është mendja e njeriut? Mos më thoni në tru. Ajo duhet të jetë në zemër". A thua të ketë qenë ky sekreti i bajraktarëve jetëgjatë?
Një origjinë e mjegulluar
Franc Baron fon Nopça, politikan, gjeolog, etnolog dhe historian austro-hungarez kaloi një kohë të gjatë në malësitë e Shqipërisë së Veriut. Ka lënë pas vepra të pazëvendësueshme për atë kohë. Pak kohë para se të vriste veten la pas një dorëshkrim ku u mundua të bëjë historinë e të gjitha fiseve të Veriut. Këto janë shënimet e tij për Shkrelin të shkruara gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore: "Në përpjekjet e mija për të mësuar diçka mbi origjinën e fisit Shkreli kam pasur po aq pak sukses sa edhe Hani dhe Hekardi. Emri Shkreli na del për herë të parë si emër vendbanimi në 1416. Ky vendbanim ndodhet edhe sot në territorin e fisit Shkreli. Kadastra përmend një vend të quajtur Shkreli në malësi dhe më pas banorët e Shkrelit në Luarz në breg të Bunës. Fakti që asokohe me emrin Shkreli kuptohej një vend dhe jo një fis del i qartë edhe nga numri i burrave të armatosur që përmend Bolica. Këta ishin vetëm 30 vetë, sipas një burimi tjetër 43. Fisi i sotëm Shkreli në territoret e tanishme duhet të ketë ardhur në të njejtën kohë me fiset e tjera të Veriut. Në Bzhetë gjenden akoma mbetje të popullsisë së vjetër. Një fiksim i saktë i kohës së këtij imigrimi ka qenë deri më tash i pamundur, megjithatë në Shkrel mbajnë mend pemë gjenealogjike që shkojnë deri në 9 breza, pra deri në 1650. Fisi duhet të jetë më i vjetër se një i quajtur Mal Pepa, i cili ndërtoi shtëpinë e tij në Prel Ivanaj në Malin e Rrencit, atje ku më parë kishte gjetur një kishë të shkatërruar. Vetë Mal Pepa ka jetuar 10 breza më parë, pra në 1623.
Si episode të të shkuarës rrëfejnë se një nga të parët e Kastratit kishte një vajzë aq të pashmë sa që e çmendi fare njërin nga të Shkrelit. Aq shumë u dashurua ky i fundit sa që i dhuroi të gjithë malin e Veleçikut, i cili deri më atëherë i kishte takuar Shkrelit…".
(Marrë nga Fatos Baxhaku, Karl Kaser: Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und Forschungen oesterreichischer Konsuln und Gelehrter (1861-1917), Boehlau Verlag, Wien, Koeln, Weimar, 1996).
Historia tragjike e një famullitari
Thonë se ishte me sy të kaltër, të qashtër dhe ëndërrimtarë. Një pjesë të madhe të jetës së tij e kishte kaluar në malësitë e Veriut, mes shkrepave të lartë, mes dy dashurive të tij më të mëdha: librave dhe malësorëve. Dom Nikollë Gazulli, famullitar i Shkrelit deri në 1946, jetoi gjithsej 55 vjet. Ishin mjaft sa për të lënë pas një kujtim të pashlyer te malësorët që ende e kujtojnë me nderim të pashoq.
U shkollua në Insbruk, në Austri, dhe më pas jetoi në fillim në Rrjoll, e më pas në Shkrel, ku shërbeu në kishën e madhe të Shën Kollit. Ishte shumë i njohur ndër qarqet akademike të kohës. Kishte letërkëmbim me figura të njohura si Norbert Jokl e Maksimilian Lamberc. Një vepër e tij, "Fjalori i fjalëve të rralla të përdoruna në Shqipërinë e epërme", konsiderohet si një nga punimet më fondamentale të linguistikës tonë. Ishte duke punuar për një tjetër vepër voluminoze, Fjalorin e Toponomastikës por, ndërkohë stuhia e luftës i ishte afruar maleve të tij. Kishte mbetur në gërmën "K".
Kur shpërtheu kryengritja e Postribës në 1945, Dom Nikolla lëshoi kushtrimin me këmbanat e Shën Kollit. Në 1946 u rrethua nga forcat e ndjekjes. Nuk pranoi të dorëzohej. Për tri javë me radhë jetoi i fshehur në një si vrimë nën tokë, të cilës sot malsorët i thonë "Shpella e Priftit". Më pas u ngjit lart në Vrithë, afër kishës ku kishte shërbyer dhe jetoi në një tjetër shpellë.
Fundi i tij është një mister i vërtetë. I spiunuar, sikurse ndodhte e ndodh rëndom, u rrethua nga forcat e Divizionit të Ndjekjes. Malësorët thonë se asokohe ushtarët i zbrazën të gjithë fishekët, që kishin, në grykën e shpellës, por kur hynë brenda panë se Dom Nikolla kishte kohë që kishte vdekur, i vrarë nga një plumb në ballë. U tha asokohe se kishte vrarë veten, por ka shumë vetë që nuk e besojnë këtë. Dikush e ka vrarë priftin në shpellën e tij.
Disa djelmoshave nga fshati iu dha urdhëri që ta varrosnin në një vend të shkretë kufomën e Dom Nikollës. Vite më pas, zëvendësuesi i tij në kishën e Shkrelit, Dom Pjetër Gruda - edhe ky me një fund tragjik, vdiq në burg në Sarandë - së bashku me katër burra e rivarrosën Dom Nikollën fshehurazi në dyshemenë e kishës.
Për shumë vjet varri i tij mbeti një e fshehtë e madhe. Burrat i kishin dhënë besën njëri-tjetrit që nuk do t‘ia tregonin askujt sekretin e asaj nate dimri. Vetëm vonë, pas ‘90, nëna plakë e Dom Pjetër Grudës, në prag të vdekjes, u rrëfeu të tjerëve se ku ishin eshtrat e priftit që e kishin dashur aq shumë.