Termeti dhe cunami ne Japoni shkon ne 15 mije numri i viktimave

Policia në Japoni thotë se 15 mijë njerëz mund të jenë vrarë në një prefekturë të vetme, atë të Miagit, e cila është goditur rëndë nga tërmeti dhe cunami nëntë ditë më parë. Njoftimi i policisë i bashkohet bilancit zyrtar që e rrit numrin e viktimave në 8133 persona, ndërsa mbi 12 mijë të tjera raportohen të humbur. Qendrat e evakuimit janë të stërmbushura dhe ndihet mungesa e kushteve bazike. Mbi 400000 persona jetojnë në streha të përkohshme, në mes të të ftohtit dhe me ushqime të racionuara.
Radhë të gjata vazhdojnë në pikat e furnizimit me karburant. Situata e pastragjedisë në Japoni nuk është përmirësuar as në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës, ku reaktorët e tejnxehur vazhdojnë të ftohen me mjete rrethanore. Sistemet e ftohjes herë punojnë, e herë jo, por sipas specialistëve nuk ka asnjë garanci për rivënien në punë të centralit. Ekspertët thonë se operacionet e ftohjes mund të zgjasin me muaj. Por, kjo gjithsesi përbën një lajm të mirë. Problem mbetet radioaktiviteti përreth centralit, gjurmë të të cilit janë gjetur në qumësht, spinaq dhe në ujin e pijshëm shumë milje larg stacionit.
30 km nga Fukushima ekspertët kanë gjetur gjurmë radioaktive në fushat me spinaq në prefekturën e Ibarakit. Edhe uji nga rubineti në Tokio ka gjurmë të tilla e bëhet fjalë për një nga qytetet më të mëdha në botë.
Korrespondentët thonë se fatkeqësia është më e madhe se çdo gjë tjetër që Japonia ka kaluar pas luftës së dytë botërore.
Por, gjithsesi, historitë e mbijetesës nuk mungojnë. Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në qytetin e Ishinomakit, nëntë ditë pas tërmetit, një grua 80 vjeçare dhe një 16 vjeçar edhe pse ne gjendje të vështirë shëndetësore.
Juli Prifti