E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti i fuqishëm godet Zelandën e Re, paralajmërim për cunami

​Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 goditi brigjet jugore të Zelandës së Re në orën 14:42 me orën lokale, në një thellësi prej rreth 12 kilometrash. Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra ishte 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares. ​

Pas tërmetit, ekipe emergjente paralajmëruan banorët e rajonit të prekur që të shmangin plazhet për shkak të rrezikut të mundshëm të cunamit. Autoritetet këshilluan banorët e Southland dhe Fiordland të qëndrojnë larg plazheve për shkak të rrezikut të cunamit. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur urdhra evakuimi, dhe banorët janë inkurajuar të vlerësojnë situatën në terren dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat. ​

Zelanda e Re është e njohur për aktivitetin e saj sizmik për shkak të pozicionit në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, duke e bërë atë të ndjeshëm ndaj tërmeteve të shpeshta.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›