Aliu: PDSH ankesa në Gjykatën Supreme
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike Shqiptare do t i drejtohet Gjykatës Supreme me ankesat për parregullësi në zgjedhje që u hodhën nga KSHZ-ja. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Imer Aliu deklaroi se PDSH-ja në afat të pararë do t`i drejtohet Gjykatës Supreme me ankesat e saj që nuk u pranuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve(KSHZ). “Ekipet punuese janë duke bërë gati materialet dhe të gjitha ankesat për parregullësi do t`ia adresojnë në afatin e duhur Gjyktës Supreme”, deklaroi Imer Aliu, duke njohftuar se KSHZ nuk ka marrë parasysh ankesat e PDSH-së, ku është vjedhur sipas tij vota e lirë e qytetarëve në disa komuna. Sipas tij, nuk janë prishur vendvotimet edhe përkundër ankesës së bërë në vendvotime ku bindshëm siç thuhet janë mbushur kutitë në favor të BDI-së. “Në Zajaz në katër vendovotime votat kanë qenë 758 për BDI dhe zero për PDSH-në, në një vendvotime tjetër 570 me 7 vota, 799 me 9 vota dhe 511 për BDI me 5 vota për PDSH”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, duke reaguar për mospranimin e ankesave të tyre. Sipas tij, nuk janë anuluar votimet edhe në qendra të tjera të votimit ku BDI bindshëm sipas tij avancon me mbushje kutish ndaj PDSH-së. Ai vlerësoi se janë anuluar votime në ato qendra votimi ku PDSH dhe BDI kanë pasur vota gati të barabarta. Sekretari i përgjithshëm i kësj partie Imer Aliu, tha se Ahmeti duhet të ikë nga skena politike, sepse ka instaluar logjikë marksiste-leniniste, që sipas tij është logjikë e vjedhjes së votave dhe kjo krijon imazh të keq për shqiptarët e Maqedonisë. PDSH vlerësoi se pret që Gjykata Supreme të përmisojë vendimet e gabuara të KSHZ-së. (INA)
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008