Tërmeti në Haiti, Kryqi i Kuq jep 895 euro ndihma

Një vit pas goditjes së Haitit nga tërmeti , Kryqi i Kuq ka bërë një raport në lidhje me ndihmat e dhëna. Organizata e Kryqit të Kuq, në një deklaratë ka thënë se ky ka qënë operacioni më i madh humanitar i bërë nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Sipas raportit, për emergjencat janë mbledhur 895 milionë euro, nga të cilat janë shpenzuar rreth 218 milionë. Në total janë 124 shoqata të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe që kanë mbështetur operacionin me personel, fonde dhe ndihma të ndryshme. Tërmetet e njëpasnjëshme që prekën Haitin para një viti, kanë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.