Tërmeti në Itali, 5 miliardë euro fatura e dëmeve

5 miliardë euro është është shifra që kapin dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 29 majit në Itali.
Përveç zonave të dëmtuara dhe të shkatërruara plotësisht të trashëgimisë kulturore, janë shkatërruar edhe objekte industriale dhe vetëm në rajonin e Modenës 20.000 persona kanë mbetur pa punë.
Nga tërmeti me fuqi prej 5.8 shkallësh të Rihterit kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa rreth 350 të tjerë janë plagosur.
Shumica e viktimave kanë pësuar në vendet e punës, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka thënë se do të hetojë nëse ndërtesat ishin të ndërtuara në përputhje me standardet e caktuara, për t`iu bërë ballë dridhjeve të tokës.