Plagoset punonjesi i policise ndiqte 3 grabites

Nje punonjes policie eshte plagosur rende gjate operacionit te ndjekjes se tre te rinjve qe ishin duke vjedhur ne nje magazine duralumini ne kryeqytet. Burime nga policia e Tiranes thane se gjate ndjekjes se autoreve ne vendin e kryerjes se vepres penale eshte demtuar duke rene nga nje lartesi e magazines se firmes ED-AL Oficeri i Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane Inspektor Roland Luzi 32-vjec. E njejta drejtori njofton se operacioni eshte perfunduar nga koleget e inspektorit te demtuar duke cuar ne pranga 3 te rinjte Zhulio N. Zef T. dhe Ardit Q. emrat e te cileve nuk publikohen te plote per shkak te moshes qe varion 16 dhe 17 vjec te autoreve te vjedhjes. Sipas policise keta persona ne mengjesin e djeshem jane kapur duke vjedhur ne magazinen e duraluminit te firmes Ed-Al. Pikerisht gjate ndjekjes se tyre inspektori i policise eshte rrezuar nga lartesia duke u plagosur. Ai tani ndodhet ne gjendje te rende ne spital.