E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Inflacioni i ushqimeve 4.4

Pas rritjes historike te vitit te kaluar cmimet e ushqimeve ne tregun e brendeshem po sinjalizojne dy muajt e fundit nje tjeter vale rritje.

Te dhenat zyrtare te Institutit te Statistikave tregojne ne gusht inflacionin vjetor i ushqimeve arriti ne 4.4 per qind si pasoje e rritjes se cmimeve thuajse te te gjithe artikujve qe nga frutat zarzavatet por edhe dritherat e vaji.

Edhe kete vit shtrenjtimi i ushqimeve ka nisur pa perfunduar ende sezoni vendas i prodhimit sinjal ky qe parlajmeron se ne muajt ne vazhdim rritja mund te jete edhe me e madhe. Vec ushqimeve norma zyrtare e inflacionit prej 3.5 per qind e cili nuk eshte nder me te lartat fsheh edhe rritjen ccmimeve per disa produkte dhe sherbime te tjera baze te jeteses se perditshme. Konsumatoret po paguajne tani per sherbimet shendetesore 13.4 per qind me shume se nje vit me pare.

Kjo pasi tarifave e vizitave dhe sherbimeve te tjera mjekesore jane rritur me me 52.3 per qind ndersa cmimet e ilaceve me 6.8 per qind. Edhe energjia nje tjeter ze i rendesishem i shpenzimeve mujore te nje familje vazhdon te shenoje rritje te forta te cmimeve. Sipas INSTAT cmimi i energjise ishte ne gusht 9.3 per qind me i larte se nje vit me pare ndersa tarifat e ujit jane rritur me 29 per qind.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht kete vit nuk eshte tregu i liberalizuar ai qe po e rrit koston e jeteses per familjaret por qeveria dhe entet e tjera shteterore. Kjo pasi nje pjesa kryesore e inflacionit eshte shkaktuar nga cmimet e administruara ato qe vendosen dhe rregullohen me ligj nga qeveria apo entet ne varesi te saj si energjia shendetesia apo dhe tarifat e ujit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›