Tërmeti shkatërrues në Turqi, Holanda dërgon ekip kërkim-shpëtimi

Holanda ka dërguar ekip kërkim-shpëtimi në Turqi dhe Siri për të ndihmuar për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti fatal që goditi dy vendet mëngjesin e kësaj të hëne (6 shkurt).
Në një postim në rrjetin social Tëitter, kryeministri holandez Mark Rutte, teksa shprehu ngushëllimet për jetët e humbura, bëri me dije se ekipi holandez i kërkim-shpëtimit, do t’i bashkohet kërkimit të të mbijetuarve në Turqi dhe Siri. “Mendimet janë me të gjitha viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore”, shkroi Rutte.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia gjithashtu do të “mobilizojë burimet e saj” dhe do të ndihmojë zonat e prekura “menjëherë”. Udhëheqësit e Serbisë dhe Suedisë kanë premtuar gjithashtu se do të dërgojnë ndihmë në rajon.
/rtsh.al/