E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti prej 5. 2 shkallësh goditi Kosovën

Në mesditën e djeshme, në disa qytete të Kosovës janë ndjerë dridhje të fuqishme të tokës. Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, shkalla e tërmetit ka qenë 5.2 shkallë sipas Rihterit dhe se epiqendra ka qenë Istogu. Rreth orës 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës shënuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut.

Tërmetin e kanë ndjerë banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale, thuhej në komunikatën për shtyp. Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Nisur nga ky tërmet, shumë shkolla i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi, edhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së dridhjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›