E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti, replika mes PS dhe ministrisë për kushtet e të pastrehëve

TIRANË- Replika mes Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme për situatën e krijuar në zonat e goditura nga tërmeti 7 ballë në Gjoricë.


Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi ka akuzuar sot qeverinë për paaftësi në menaxhimin e situatës pas tërmetit 7 ballë në Gjoricë, ku ende banorët e shtëpive të dëmtuara kalojnë natën në qiell të hapur.
Gjatë një deklarate për mediat, Minxhozi e ka quajtur të pavërtetë lajmin se në terren janë dërguar 400 çadra. "Maksimumi janë dërguar vetëm 10 % e tyre, ndërkohë që 150 familje, përfshi këtu fëmijë, gra dhe pleq, po kalojnë natën në qiell të hapur. Edhe ato çadra, duhet thënë se janë çadra verore që nuk i mbrojnë të strehuarit nga shiu. Përpara 2 kg fasule, makarona apo oriz, njerëzit në këto zona po kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre"- tha ai.
Sipas tij, banorët janë në panik pas përsëritjes së lëkundjeve mbrëmë në darkë, ndërkohë që e quan tërësisht të pamjaftueshme vizitën e shpejtë të Kryeministrit Berisha, dy helikopter me makarona, oriz dhe fasule, kaq ishte emergjenca e shtetit karshi këtyre banorëve.
"Përpara 2 kg fasule, makarona apo oriz, njerëzit në këto zona po kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre"- tha ai, duke shtuar se nëse kjo fatkeqësi do të kishte ndodhur një javë para zgjedhjeve, i gjithë shteti do të ishte prezent aty dhe do të plotësoheshin kërkesat e banorëve.


Reagon Ministria: Ndihma, e shpejtë dhe efikase

"Ndërhyrja e qeverisë, pas situatës së krijuar në qarkun e Dibrës si pasojë e tërmetit që goditi këtë zonë një javë më parë, ka qenë e shpejtë dhe efikase". Kështu u shpreh për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, në reagim të deklaratës së PS-së se qeveria "është treguar indiferente".
Qeveria, vijoi ai, ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës.
Duke folur për masat e deritanishme, ai informoi se janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë, komunat më të goditura nga tërmeti. Ekspertët dhe grupet e punës të Ministrisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe të qarkut të Dibrës janë në terren nga dita e parë pas rënies së tërmetit dhe po kryejnë vlerësimin e dëmeve.
"292 çadra janë shpërndarë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme në komunat Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren dhe Maqellarë. Ndërkohë, 65 çadra janë në gjendje në komunën Shupenzë", tha ai, duke nënvizuar se deri tani është vlerësuar dëmi për 392 banesa." Fatmirësisht dëmet nuk rezultojnë shumë serioze dhe janë të riparueshme", shtoi Konja.
Qeveria ka deklaruar se banorët e shtëpive të pabanuara mund të strehohen edhe në shtëpi me qera, dhe sipas tij,Ministria e Brendshme do t'i ndihmojë financiarisht ata. Ndërkohë, nga dita e rënies së tërmetit, qeveria ka shpërndarë 3.2 tonë ushqime për banorët e dëmtuar për të përballuar situatën emergjente.

08.00


Tjetër lëkundje tërmeti në Ostren, banorët në panik

DIBËR- Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke pasuar tërmetin e një jave më parë në Gjoricë të Dibrës. Sipas sizmologëve janë regjistruar dy tërmete, me epiqendër në Ostren ose 600 metra larg tërmetit të pak ditëve më parë në Gjoricë.
Sipas rrjetit sizmologjik, lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter dhe me fuqi 4-5 ballë, kurse lëkundja e dytë është shënuar rreth orës 20:26 minuta me mangitudë 3.1 të shkallës Rihter.
Banorët e zonës së Gjorocës, Shupenzës dhe Ostrenit janë përfshirë nga paniku, por gjithçka duket se është qetësuar shpejt. Për fat, nuk janë raportuar të dhëna për dëme apo pasoja të lëkundjes.
Sizmologët e quajnë një situatë të tillë normale, dhe qetësojnë se nuk ka vend për panik. Ata që më parë lajmëruan se do të vijojnë lëkundjet deri sa të shuhet krejt vatra.

dt 12 shtator
Tërmeti, banorët refuzojnë kampingjet, jetojnë në oborre

DIBËR- Banorët e fshatrave të goditur nga termeti prej një jave flenë jashtë. Ata kanë refuzuar të hyjnë në çadrat që dërgoi qeverie. Arsye janë se ky kaming nuk ka as kushtet minimale të jetesë si dhe frika se mos iu vjedhin shtëpitë.

Në këtë mënyrë banorët e Shpuenzës dhe Gjoricës qendrojnë në kushte strapacuese në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara. "Unë nuk shkoj me familjen në atë çadër të përbashkët, ku mungon ujë dhe kushte të tjera, nga ana tjetër shtëpia nuk lihet vetëm sepse është totalisht e hapura dhe kemi frikën e grabitjes", thotë njëri prej banorëve. Të tjerë shprehen se "ndihma e qeverisë nuk ishte asgjë, sepse ne kërkojnë ë dëmshpërblehemi dhe të fillojmë të riparojnë banesat tona".

Në këto kushte kampingjet vazhdojnë të qendrojnë bosh dhe qindra banorë mes tyre edhe të fëmijë të vegjël vuajnë pasojat e tërmetit.

Ministria e Brendshme deklaroi se brenda pak ditësh pritet të dale fatura financiare për dëmshpërblimet. Sipas verifikimit paraprak rezultojnë 100 shtëpi të pabanuara dhe 300 te tjera të dëmtuara. Tërmeti 7 ballësh me epiqendër Dibrën por që u ndie në gjithë vendin ra rreth orës 23:45 të datës 6 shtator.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›