Tërmeti shkaktoi një të çarë 400 km në fund të detit

Shkencëtarët gjermanë dhe japonezë kanë analizuar shenjat e lëna në fund të detit pas tërmetit 9 ballësh dhe cunamit të shfaqur pas tij. Pasi analizuan një sipërfaqe prej 100 mijë kilometrash katrorë, shkencëtarët arritën të zbulojnë një të çarë prej 400 kilometrash, e cila në disa vende kishte përparuar drejt lindjes.
Drejtori i Qendrës së shkencave ambjentaliste të Gjermanisë, Gerold Wefer, pohoi se po përpiqen të mbledhin të gjitha të dhënat për të marrë më shumë informacion rreth tërmeteve.
Duke pohuar se gjatë tërmetit kanë lëvizur sipërfaqe të mëdha, Wefer nënvizoi faktin se gjatë kërkimeve te tyre kanë rastisur në gjurmët e tërmeteve të mëparshme. Por Wefer thekson se kërkimet duhet të vazhdojnë për të përcaktuar më saktësisht kohën e shfaqjes së tërmeteve./Start/A. K/
2012-04-11 09:50