Dy operacione, kapet 90 kg drogë, autorët ikin në errësirë

Burime zyrtare bën me dije se operacioni i parë i policisë u zhvillua në fushën e Dropullit përballë fshatit Grapsh, kur dy shtetas po transportonin në drejtim të Greqisë lëndë narkotike.
Sapo kanë parë policinë që po i ndiqte dy trafikantët kanë flakur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. Policia mori drogën prej 60 kilogramësh dhe autorët i shpalli si gjithnjë në kërkim. Autorët janë identifikuar dhe bëhet me se janë nga fshati Nepravishtë i Gjirokastrës.
Operacioni i dytë i policisë u zhvillua në afërsi të fshatit Nepravishtë, kur një shtetas nga fshati Bulo, që ka mundur t'i largohej policisë transportonte 30 kilogramë marihjuanë. Policia bëri të ditur se emrat e trafikantëve nuk bëhen publik për arsye hetimi dhe se lënda narkotike ishte blerë në fshatin Lazarat. /Start/
2012-04-11 12:36