Tërmeti “shkund” Peshkopinë, shkatërrohen qindra shtëpi
08/09/2009 Mblidhet Shtabi i Emergjencave, shpërndahen çadra dhe merren masa
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë. Instituti Sizmiologjik thotë se lëkundja e parë, është regjistruar në orën 23.49 te mbrëmjes së të dielës dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe më pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël. Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë, ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës. Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të djeshëm. Tërmeti me magnitud 5.4 Rihter, epiqendra e të cilit u lokalizua në fshatin Gjoricë, 19 kilometra në Jug-Lindje të qytetit të Peshkopisë dhe 63 kilometra në Veri-lindje të Tiranës, për fat nuk shkaktoi të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të publikuar dje paradite Ministria e Brendshme informon për disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën Gjoricë dhe Ostren, si dhe disa banesa të tjera me dëmtime të rënda dhe të lehta në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht. Në zonën e prekur nga dëmet ndodhet vetë zv/ministri i Brendshëm z. Ferdinand Poni. Ministria e Brendshme informoi dhe për masat e marra për të përballuar situatën: "Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e të gjitha ndihmave që do të nevojiten. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bën verifikimet e dëmeve të shkaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ka gati të gjithë ndihmën që do të nevojitet në materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar". Kryetari i komunës së Shupenzës,Muis Llani thotë se dëmtimet janë të mëdha, ndërsa ska viktima në njerëz. Në fshatrat e thella nuk ka pasur shumë dëme, por dëmet më të mëdha janë në komunën Gjoricë. Shtabi i Emergjencës u mblodh dje në orën 10.00 në Peshkopi për të marrë masat për të ndërhyrë në situatë. Kreu i Shtabit të Emergjencave, Alfred Olli, konfirmoi se tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, ndërsa një ekip i emergjencave është dërguar që herët në mëngjes dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Në orën 10.00 do të bëhet dhe mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vendosur mbi masat që do të merren për të përballuar situatën. Prefekti i Dibrës Xhaferr Saiti tha se dëmtimet më të mëdha kanë pësuar disa fshatra të komunës Shupenzë dhe Gjoricë. Në komunën Shupenzë janë shembur tërësisht 6 shtëpi, ndërsa në komunën Gjoricë të rrethit të Bulqizës, janë shembur 3 shtëpi”,- deklaroi Saiti.
Dëmtimet
Pas mbledhjes së parë të Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Dibrës, zhvilluar dje në mesditë, paraprakisht rezulton se të paktën 166 shtëpi në rang qarku janë të pabanuara dhe shumë të tjera të dëmtuara. Ndërkohë të dëmtuara janë dhe një qendër shëndetësore, 3 shkolla dhe 3 kabina elektrike. Më të dëmtuara, sipas përllogaritjeve të para, rezultojnë të jenë komunat në rrethet Bulqizë dhe Dibër. Sipas raportimeve të kryetarëve të komunave në rrethin e Bulqizës, në Gjoricë rezultojnë 64 shtëpi të pabanuara, ndërsa është dëmtuar qendra shëndetësore dhe shkolla Lubalesh në këtë komunë. Në komunën Shupen llogariten deri tani 10 shtëpi të pabanuara, në komunë Fushë Bulqizë 3 shtëpi të pabanuara, në komunën Ostren 1 shtëpi e pabanuar dhe dy shkolla të dëmtuara lehtë, ndërsa në komunën Zerqan 9 shtëpi të pabanuara. Një fëmijë është i lënduari i parë që është raportuar deri tani nga tërmeti 7 ballë me epiqendër komunën Gjoricë të Peshkopisë. Kryetari i komunës Tomin raportoi në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës se fëmija nga fshati Catush i kësaj komune ka pësuar plagë të lehta. Ai është shtruar në spitalin e Peshkopisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kryekomunari raportoi më pas se nga lëkundjet e tërmetit kanë pësuar dëme shkollat e komunës Tomin si dhe Ostren. Mbledhja e Shtabit të Emergjencës vazhdon. Për sa i takon rrethit të Dibrës, siç është raportuar në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, dëmet më të mëdha janë shënuar në komunën Maqellarë, ku llogariten 70 shtëpi të dëmtuara, shumica e të cilave të pabanuara. Në komunën Luzmi 4 shtëpi të pabanuar dhe dy kabina elektrike të dëmtuara, në komunën Arrac tre shtëpi të pabanuara dhe 1 kabinë elektrike e dëmtuar, kurse në komunën Muhurr 9 shtëpi të pabanuara. Sipas raportimeve, dëme më të vogla janë regjistruar në rrethin e Matit, 1 shtëpi e pabanuar dhe në bashkinë e Klosit, tre shtëpi të dëmtuara. Shtabi i Emergjencës Civile i mbledhur dje në mesditë në prefekturën e Dibrës, nën drejtimin e Prefektit Xhaferr Seiti dhe me pjesëmarrjen e zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni pritet të mblidhet edhe pasditen e sotme, për raportimin e dëmeve të tjera që mund të jenë shkaktuar nga lëkundjet e tërmetit. Prefekti i Qarkut, Dibrër Xhaferr Seiti tha se janë ngritur komisione për dëmet nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Zona veriperëndimore e Elbasanit e ka ndjerë më shumë tërmetin e rënë një natë më parë duke qenë se ndodhet në transversalen që përfshin edhe zonën e Dibrës ku u regjistrua epiqendra. Kështu nga informacionet e grumbulluara në prefekturë është lajmëruar nga komuna Stëblevë se në fshatin Moglicë që ndodhet edhe më afër epiqendrës ka krisje shtëpish dhe po kështu në disa fshatra të tjera të këtij territori ku janë duke vazhduar verifikimet.
Lëkundjet e forta edhe jashtë kufijve
Tërmeti është ndjerë dhe në Kosovë e Maqedoni
Eksperti i Institutit të Sizmologjisë Rrapo Ormeni informoi se lëkundjet e tërmetit gjatë natës kanë ardhur duke ulur intensitetin e tyre, çka dëshmon se janë shuar lëkundjet. “Mbas tërmetit të vitit 1979, ku u dëmtua lagjja Bahçallëk e Shkodrës dhe tërmeti i 1988, ky është më i forti ndër vite” konfirmoi eksperti sizmologjik. Prefekti i Dibrës, konfirmoi se kishte angazhuar të gjithë kryetarët e komunave dhe të fshatrave për të raportuar mbi dëmet materiale që janë shkaktuar nga tërmeti. Tërmeti me epiqendër në zonën e Dibrës është ndier edhe në Kosovë, në Prizren, Therandë dhe Gjakovë. Lajmi jepet nga Radio Televizioni i Kosovës. Mediat maqedonase informojnë se Aparatet e Observatorit sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, sot regjistruan tërmete të reja nga seria me epiqender në Diber, rreth 110 kilometra në jugperëndim të Shkupit. "Pas tërmetit të parë më të fuqishëm nga kjo seri, mbrëmë në orën 23 e 49 minuta, janë regjistruar edhe rreth dhjetë tërmete, gjashtë prej të cilëve janë ndjerë në Dibër dhe në qytete të tjera në Maqedoninë Perëndimore",- shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Kreu i qeverisë viziton zonat e prekura
Berisha: Kam ndjekur situatën keni mbështetjen e qeverisë
Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje në mesditë, në rrethin e Peshkopisë, në zonën e dëmtuar nga tërmeti. Në fshatin Gjoricë, Kryeministri Berisha u takua me banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe u premtoi se qeveria do të ndërhyjë në mënyrë energjike dhe shumë të shpejtë për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer në normalitet jetën e tyre. Më pas, Kryeministri Berisha u takua edhe me anëtarët e Shtabit të Emergjencës, si dhe autoritet vendore, nga të cilët u informua për bilancin e dëmeve dhe masat e marra. Në fjalën e tij, drejtuar anëtarëve të Shtabit të Emergjencës dhe autoriteteve lokale, Kryeministri Berisha u shpreh: “Së pari, dëshiroj tju përshëndes dhe bashkërisht me ju të falënderojmë Zotin se nuk kemi humbje në njerëz dhe kjo është më kryesorja, se tërmeti ishte mjaft i fortë. Një tërmet 7.2 ballësh është jo i vogël, është i fuqishëm. Mbrëmë e kam ndjekur gjatë gjithë kohës situatën, në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe me autoritet lokale, sot në mëngjes gjithashtu. Ekipet kanë ardhur, por thashë tju dëgjoj në vend, në lidhje me problematikën dhe ndërhyrjet e shpejta që duhet të bëjmë për të normalizuar jetën e atyre qytetarëve që e kanë të pamundur të banojnë në shtëpitë e tyre dhe të të tjerëve, për të ndërmarrë një veprim të shpejtë edhe për rindërtimin e kopshteve, shkolla, që mund të jenë të dëmtuara dhe që janë të papërdorshme. Ju përgëzoj për punën që keni bërë, jeni vendosur në krye të detyrës menjëherë. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, sepse vlerësimi, në radhë të parë, i dëmeve njerëzore dhe problematika e jetëve të njerëzve është çështja më kryesore në këto lloj katastrofash. Fatmirësisht nuk kemi të lënduar, ndërsa dëmet bashkërisht do ti zhdukim sa më shpejt. Familjet, të cilave banesat u janë bërë të pabanueshme ose të rrezikshme për tu banuar, do ti sistemoni kundrejt qirave, në rast se gjeni shtëpi që kanë hapësirë dhe tia ofrojmë; në rast të kundërt do të zgjidhni zonën më të mirë për të ndërtuar një kamp me çadra, ku ne do tu ofrojmë të gjitha lehtësirat. Ushtria do të ndihmojë në ngritjen e këtyre kampeve dhe ndërhyrjet do të jenë energjike. Jashtëzakonisht e rëndësishme është vlerësimi objektiv, i drejtë. Unë dua ti siguroj banorët se qeveria është vendosur që të ndërhyjë dhe ti ndihmojë ata. Natyrisht, mbi bazën e një vlerësimi objektiv dhe në këtë kontekst, vlerësimi juaj paraprak është i domosdoshëm, por ky vlerësim do tu nënshtrohet pastaj shqyrtimit nga ekspertët vlerësues, siç veprohet në çdo rast”.
Kreu i LSI-së
Meta: Shpreh keqardhje për lëndimet e dëmet
Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet në njerëz dhe dëmet materiale të pësuara dje si rezultat e një tërmeti, në mënyrë të veçantë në qarkun e Dibrës. Me këtë rast dua të shpreh solidaritetin tim dhe të LSI-së me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht të inkurajojmë Qeverinë dhe pushtetin vendor, si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme, dhe për të rivendosur normalitetin kudo.
Me këta rast do kërkojmë nga Qeveria për marrjen e të gjitha masave efikase në mënyrë që këto dëme të kompensohen sa më shpejtë.
Reagimi i Partisë Socialiste
“Të merren masa për të stabilizuar situatën”
Partia Socialiste ka reaguar dje pas tërmetit që goditi disa qytete të Shqipërisë, me epiqendër në fshatin Gjoricë të Peshkopisë, Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj me familjet e fshatrave të tronditura nga lëkundjet dhe që në të njëjtën kohë kanë pësuar dëme materiale. Partia Socialiste i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën në zonat më të goditura dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme ndaj familjeve të dëmtuara.
PS u bën thirrje të gjitha qeverive vendore socialiste të vihen në kontakt me drejtuesit lokal të zonës së dëmtuar dhe të kontribuojnë për gjithçka nevojitet.