Zjarr në mes të Elbasanit, në rrezik disa shtëpi
08/09/2009 Flakët ranë në tregun e romëve. Panik tek banorët: Është i qëllimshëm
ELBASAN-Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në tregun rom dhe në magazinat e veshjeve pasditen e së hënës duke rrezikuar disa shtëpi përreth tregut.
Zjarri
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 18.30 kur është njoftuar ekipi zjarrfikës. Vështirësitë nëpërmjet rrugës për të mbërritur tek vatra kanë bërë që zjarrfikësit ta kenë të vështirë ndërhyrjen. Zjarri ka rënë në pjesën fundore të tregut rom. Më pas kanë marrë magazinat për të vazhduar me stendat e tregut. Për shkak se kanë qenë prej druri shpejtësia e përhapjes ka qenë e madhe dhe e frikshme. Banesat pranë tregut janë ndjerë të rrezikuara dhe gjithçka është vështirësuar edhe me mungesën e ujit të njërit prej mjeteve zjarrfikës. Banorët përreth janë ndjerë të kërcënuar nga zjarri që po përhapej me shpejtësi. Ata të shqetësuar janë vendosur në hyrjen e tregut duke ndjekur me shqetësim ndërhyrjen e zjarrfikësve. Vështirësitë janë shtuar me reagimin e pronarit të tregut, i cili ka reaguar dhunshëm ndaj gazetarëve dhe ka mbyllur dyert e tregut ku kishte rënë zjarri. Ndërkohë policia bënte sehir duke mos ndërhyrë në asnjë rast. Vetë banorët përreth thonë se zjarri brenda në treg është i qëllimshëm. Ata thonë se nuk është hera e parë që i vihet zjarri tregut dhe kjo ndodh ngaqë brenda digjen plehra dhe mbeturina. Këtë herë ka qenë era e fortë që ka shpërndarë zjarrin duke marrë përmasa që kanë vënë në panik një lagje të tërë. Disa herë policia është njoftuar për këtë fakt, por sipas banorëve në asnjë rast nuk ka ndërhyrë deri në këtë rast ekstrem që rrezikon disa shtëpi. Zjarri ka vazhduar për gati dy orë dhe dëmet llogariten të konsiderueshme në veshje dhe në stendat e tregut. Ndërkohë për këtë rast kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të mundshëm. Sipas policisë, ekzistojnë dy pista ajo e një zjarri nga një pakujdesi dhe zjarrvënie e qëllimshme. Pritet që të ketë edhe persona të shoqëruar mbi këtë rast. Gjithsesi aktualisht policia ka luajtur vetëm rolin e rojës përballë reagimit absurd të pronarit të tregut, i cili ka shtyrë gazetarët dhe ka mbyllur dyert e tregut ndërkohë që zjarrfikësit vazhdonin punën për fikjen e zjarrit.
Zjarrfikësja mbërrin pa ujë
Kur kanë mbërritur në vendin e zjarrit, efektivat e ekipit zjarrfikës kanë vënë re një të papritur të pakëndshme. Mjeti i mbërritur nuk kishte ujë të mjaftueshëm. Kur kanë shpërndarë tubacionin dhe nisur fikjen, uji ka munguar. Atëherë është nisur një mjet tjetër, i cili duhet të furnizohej në të vetmin hidrant në qytet dhe më pas të vinte në vatrën e zjarrit. Janë dashur dhjetëra minuta që mjeti tjetër të arrinte zjarrin kur ky i fundit po merrte përmasa. Mungesa e ujit vjen pikërisht pas kërkesës së shefit të zjarrfikësve për vënien e një hidranti 24 orë në 24 pranë prefekturës. Aktualisht hidranti në repartin zjarrfikës është me orar. Ndërkohë hidranti tjetër është larg repartit dhe zjarrfikësve do t’i duhet të harxhojnë karburant dhe kohë për t’u furnizuar me ujë në rast të një zjarri.
Gjirokastër
Në 3 muaj, 211 zjarre
GJIROKASTËR - Gjatë periudhës qershor-gusht në këtij vitit, efektivat zjarrfikës në të tri rrethet e prefekturës së qarkut të Gjirokastrës, Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastrës, kanë ndërmarrë në total 211 operacione për shuarjen e vatrave të zjarrit. Burime zyrtare institucioni i prefektit të qarkut të Gjirokastrës, pohuan, se pjesa më e madhe për shuarjen e zjarrit janë realizuar kryesisht në sipërfaqet kullosore dhe në masivet pyjorë. Vëmendja e punës së shërbimit zjarrfikës është përqendruar kryesisht në rrethin e Gjirokastrës ku është punuar për eliminimin e 110 vatrave të zjarrit, për të vijuar me rrethin e Tepelenës ku janë shënuar 40 zjarre, ndërkohë që në rrethin e Përmetit gjatë kësaj vere efektivat zjarrfikës kanë ndërhyrë në 14 raste.
Nga 210 vatra zjarrit që janë shfaqur gjatë 3-mujorit të fundit të këtij viti, vetëm 15 vatra zjarri kanë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në komunën e Lunxhërisë ku janë djegur 10 hektarë zonë e pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër është shfaqur në objektet e ndryshme në jug të vendit.