E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda indianepremiera e re përfëmijët e kryeqytetit

TIRANË- Teatri Kombëtar për Fëmijë shfaqi mbasditen e sotme premierën më të re për spektatorët e vegjël "Legjenda Indiane", e autores Blanche Marvin, një shfaqje që përshkruan kërkimin e vazhdueshëm të njeriut për të arritur atë që është e mirë, e ndershme dhe e meritueshme.

Kjo vepër e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar për Fëmijë nga regjisorja Enkela Braho, me libret të Sonila Sinanaj, solli për fëmijët e vegjël kulturën intriguese indiane. Aktorët Denard Xhillari, Jorida Meta, Leonard Daliu, Florinda Mazreku, Marilda Furxhi, etj., me lojën e tyre përcollën tek fëmijët mesazhin e përpjekjeve të vazhdueshme përballë vështirësive të shumta, për të fituar të mirën, si dhe mbajtjen e premtimeve.

Elementët kostumografikë, flokët me pupla, këngët dhe kërcimet indiane, që çojnë imagjinatën e fëmijëve në një botë reale plot me ngjyra dhe ekspresivitet, e bëjnë tërheqëse këtë shfaqje për fëmijë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›