E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Alpeve Mediu flet per menaxhimin e ujerave

Nga Sllovenia, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ka deklarauar se mbrojtja e natyrës, ruajtja e biodeversitetit, menaxhimi i burimeve ujore, janë disa nga sfidat, drejt zhvillimit ekonomik të vendit. Këtë deklaratë, ministri Mediu e bëri gjatë konferencës së parë dinarike, me teme "Alpet si një potencial zhvillimi i Europës– një e ardhme e përbashkët". Vitin tjetër kjo konferëncë pritet të mbahet në Shqipëri.

"Një konferencë e cila u konkludua me një rezolutë angazhimesh të përbashkëta, për të ruajtur vlerat kulturore, natyrore të të gjithë vendeve dinarike, por ajo që është më e rëndësishme tashmë është institucionalizimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme ndërmjet këtyre vendeve dhe u ra dakord sipas propozimit që ne bëmë të ketë një sekretariat të përbashkët dhe një presidencë që do të ketë një rotacion dhe vitin që vjen kjo konferencë do të zhvillohet në Shqipëri", tha Fatmir Mediu, ministër i mjedisit.

Ministri Mediu, ju ka kërkuar homologëve të tij pjesmarrës në këtë konferencë, edhe mbështetje përsa i përket zhvillimit të turizmit malor i cili ende mbetet në hapat e tij të parë, u shpreh ministri i Mjedisit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›