Kjo është dashuri e pazakontë dhe e rrezikshme (FOTO)
Ajo është 152 centimetër e gjatë dhe peshon rreth 50 kilogram. Ai peshon 200 kilogram dhe është një nga kafshët më të rrezikshme në planet. Por lidhja mes tyre është e bukur dhe e frikshme.
Or Lozmi nuk tregon aspak frikë përballë këtyre krijesave të bukura dhe të rrezikshme. Ajo punon si kujdestare për këto mace të mëdha në një park në Afrikën e Jugut.
Disa nga këto kafshë i ka rritur që kur kanë qenë këlyshë të vegjël.
Or, me origjinë nga Izraeli, e menaxhon vetë këtë park.
Më pëlqen të jem pranë këtyre kafshëve. Kjo është puna ime e përditshme. Këto tigra janë si fëmijë për mua. Njerëzit kanë frikë nga tigrat sepse ata janë shumë të fuqishëm. Por ne i trajnojmë ata që të kuptojnë jo-në. I mësoj që të mos përdorin kurrë dhëmbët apo kthetrat me mua. Prej tyre kam pësuar vetëm disa gërvishtje fare të vogla, thotë ajo.
Parku i saj ka tani 30 luanë, 10 tigra dhe 3 leopardë. Ajo shpreson që një ditë ata të jetojnë në jetën e egër, por frika se gjahtarët e tyre janë shtuar shumë bën që ata të jenë akoma në park pasi janë specie të rrezikuara.










