E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrel: BE e gatshme që EULEX të miratohet në KS

Beograd (start)Ambasadori francez në Beograd, Jean Francois Terral deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm që mandati i misionit të tij civil në Kosovë të miratohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Terral ka shtuar se përkundër disa pohimeve në Beograd, BE-ja nuk do të kërkojë nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Jemi pajtuar me propozimin që mandati i EULEX-it të miratohet nga Këshilli i Sigurimit, që ai të jetë neutral ndaj statusit dhe se të mos e zbatojë planin e Ahtisaarit”- ka deklaruar Terral.

Ai po ashtu ka shtuar se gjatë viteve të ardhshme duhet të gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Kjo, sipas tij, do të marrë kohë, mirëpo, Brukseli konsideron se procesi i integrimeve evropiane, në gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, është në tërësi i lidhur për stabilitetin e rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›