Milloshoski kritikon Cërvenkovskin pas vendimeve të fundit
Shkup (Start)-Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski ka cilësuar si përçarje të politikës së brendshme vendimet e presidentit Branko Cërvekovski . në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ai tha se vendimi i fundit i Cërvenkovskit shkakton përçarje në aspektin e brendshëm politik, në vend që të bashkojë, ndërsa në aspektin e jashtëm politik në vend që t`i sjellë dobi Maqedonisë në fazën kryesore të negociatave, i shkakton dëm.
Lidhur me afatet që dje i përmendi kryetari Cërvenkovski, shefi i diplomacisë shprehet se edhe nëse kanë ekzistuar çfarëdo pritjesh për afate në këtë periudhë serioze, atëherë pikërisht hapi i këtillë i shkarkimit të kryenegociatorit është tërësisht kontradiktor me deklaratat se "në këtë moment dhe në këto afate ne duhet të mbetemi të kyçyr në procesin në mënyrë aktive ".
"Me veprimin e këtillë të Cërvenkovskit mendoj se edhe nëse kanë ekzistuar afate, tani janë sjellë në pikëpyetje", konsideron Milloshoski.
Duke komentuar thirrjen e kryetarit Cërvenkovski që të heqet dorë nga formula e dyfishtë meqë insistimi i tillë do të thoshte se procesi do të jetë i vdekur, Milloshoski shprehet se deklaratat e Cërvenkovskit janë tepër të dedikuara për opinionin e brendshëm.