Pakistan, 10 të vdekur nga sulmi i një rakete amerikane
Veziristan (start)Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur në Vaziristanin Verior, pranë kufirit afgan, njoftuan zyrtarë pakistanezë të sigurisë. Mendohet se raketa që u hodh mbi këtë vend nga një avion, ishte amerikane. Një oficer pakistanez, tha se ngjarja ndodhi pranë kufirit. ‘Kemi njoftime për 10 të vdekur, por do të duhet kohë për përcaktimin e saktë të numrit të tyre''.