E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani: Shqiptarët në Maqedoni, pa gjuhë e pa flamur

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 12:19

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, vlerëson se ndryshimet në Ligjin për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike në Maqedoni nuk plotësojnë kërkesat e shqiptarëve në këtë shtet.

“Ndryshimi kozmetik i Ligjit për përdorimin e gjuhës së bashkësisë etnike 20 për qind , degradimi esencial i cilësisë së përdorimit dhe madhësisë publike të flamurit kombëtar shqiptar dhe mbyllja e rasteve të lidhura me lëndët e Gjykatës së Hagës, nxjerrin në sipërfaqe faktin se objektivi kryesor i negociatave të BDI-së ishte vetëm shpëtimi i fatit personal të udhëheqësisë së BDI-së dhe pranimi definitiv i pozicionit të pakicës kombëtare për shqiptarët, që është përmbajtja kryesore e Marrëveshjes se Ohrit pavarësisht nga retorika verbale megalomane e përfaqësuesve të BDI-së”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, është ironi e llojit të vet se në praktiken e deritashme demokratike në Maqedoni qe të gjitha partitë politike shqiptare kanë propaganduar unitetin politik vetëm para zgjedhjeve, ndërsa pas zgjedhjeve gjithmonë kanë bërë të kundërtën.

“Pikërisht këtu qëndron shkaku i dështimit kryesor politik i lëvizjes politike shqiptare para dhe pas vitit 2001, duke zhvendosur përgjegjësinë historike mbi BDI si parti e dalë nga ish-strukturat e UÇK-së”, theksoi kreu i RDK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›