E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri demtohet, rrezikon Kupen e Botes

Mbrojtesi i Anglise, Xhon Terri raportohet se ka thyer nje kembe, gjate nje seance stervitjeje me ekipin e Celsit. 29-vjecari eshte derguar drejt spitalit pas ketij incidenti dhe pritet t'i nenshtrohet ekzaminimeve te tjera mjekesore. Terri nuk dihet ende sa eshte demtuar, cka do te thote se pjesemarrja e tij ne finalet e Kupes se Botes do te varet nga masa e demtimit. "Xhon Terri ka marre nje goditje ne stervitje dhe eshte derguar ne spital per nje skaner ne kemben e djathte," - thuhej ne nje prononcim zyrtar te klubit te Celsit. - "Ai eshte ne pritje te rezultateve me te fundit." E sigurt eshte se kapiteni i Celsit nuk do te jete gati per te luajtur ne ndeshjen e ardhshme ne finale te Carling Cup, ndaj skuadres se Portsmuthit. Trajneri i ekipit kombetar te Anglise, Fabio Kapelo do te publikoje listen finale te ekipit me 1 qershor dhe ne varesi te gjendjes me te fundit Terri mund te mbetet edhe jashte boterorit. Kapelo deklaroi pas listes me 30 emra qe publikoi para finaleve se shtate emrat qe do te skualifikohen do ta vene ate perballe nje prej vendimeve me te veshtira. "Jane te gjithe lojtare cilesore dhe e kam te veshtire te largoj ndonjerin prej tyre", - theksoi Fabio Kapelo, trajneri i Anglise, nje prej skuadra favorite ne finalet e Kupes se Botes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›