Terror mbeses, se e gjeten ne feste

Ky eshte akti tragjik qe ka dashur te kryeje nje 18-vjecare, e cila eshte marre me dhune nga xhaxhallaret, teksa ajo festonte me shoket dhe shoqet e klases. Ndersa policia ka shoqeruar dy xhaxhallaret e saj, ka kuptuar se ngjarja ishte edhe me e rende, pasi njeri prej tyre ishte vete pjese e uniformave blu.
Vajza kishe marre leje per te festuar me rastin e “7 Marsit”, por dy xhaxhallaret e kane marre me dhune, pasi nuk e pranonin nje fakt te tille. E kane futur ne makine dhe rruges kane nisur ta godasin edhe me shume, duke i shkaktuar plage ne fytyre.
Ngjarja eshte pikasur nga nje punonjes i policise rrugore, i cili ishte me sherbim. Vajza ka hapur deren dhe eshte ngjitur te parmaket e ures. Adoleshentja eshte derguar ne spital, ku ka qendruar nen kujdesin e mjekeve.