Terror ndaj bizneseve të medieve kritike me qeverinë, “2K Group” padit BodenNga TemaNjë klimë terrori dhe presionesh ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanive dhe biznesmenëve që kanë në pronësi medie kritike me qeverinë. Një ndër më të njohurat dhe më
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Terror ndaj bizneseve të medieve kritike me qeverinë, “2K Group” padit BodenNga TemaNjë klimë terrori dhe presionesh ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanive dhe biznesmenëve që kanë në pronësi medie kritike me qeverinë. Një ndër më të njohurat dhe më të mëdhatë në vend, “2K Group” bëri të ditur dje se ka vendosur të padisë ministrin e Financave, Ridvan Bode, dhe të ndërpresë çdo bashkëpunim me qeverinë Berisha.
“Në datën 10 dhjetor në një intervistë të zv/presidentit të “2K Group”, Endri Puka, është bërë me dije një informacion i pakonfirmuar, sipas të cilit ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ka thirrur në zyrën e tij Drejtorin e Tatimeve, ku me porosi të kryeministrit Berisha i ka dorëzuar këtij të fundit një listë dhe i ka kërkuar që ose të sjell 60 milionë euro gjoba nga këta subjekte ose të dorëzojë detyrën. Një prej këtyre subjekteve ishte dhe “2K Group”. Sot, më 21 dhjetor, ky informacion është konfirmuar. Vetëm gjatë ditës së sotme punonjës të tatimeve janë paraqitur në 5 subjekte në pronësi të “2K Group” apo z. Koço Kokëdhima, pavarësisht se në 2 prej tyre e kishin përfunduar kontrollin respektivisht 15 ditë dhe 3 muaj më parë. Për më tepër, në subjektin e parë ku kanë filluar kontrollin, Shoqëria Aksionare Remonti Elektrik Elbasan, ata kanë grabitur dokumentet origjinale të shoqërisë.
Nisur nga sa më sipër, në një mbledhje të bordit drejtues të “2K Group”, pasi të gjithë unanimisht kanë qenë të konkluzionit se me veprimet e muajve të fundit qeveria Berisha nuk po sillet si shtet i të drejtës, por si bandë e paligjshme, janë marrë vendimet e mëposhtme: 1. Të ndërpresim çdo lloj bashkëpunimi me qeverinë Berisha apo institucionet e kontrolluara nga kjo qeveri. 2. Të kallëzojmë penalisht ministrin e Financave, Ridvan Bode, dhe drejtuesit e Tatimeve që kanë kryer këto veprime abuzive, të paligjshme dhe me prapavijë politike”, - thuhet në deklaratën e 2K Group.