Terroristi Breivik kishte plane për sulme të tjera

"Gjatë seancave të marrjes në pyetje, ai tha në përgjithësi se ishte i interesuar për objektiva të tjerë", deklaroi prokurori i policisë, Paal-Fredrik Hjort Kraby, gjatë një konference shtypi.
"Bëhet fjalë për objektiva që duken të natyrshme për një terrorist", bëri të ditur ai, por nuk saktësoi natyrën e tyre. Tabloidi "Verdens Gang" (VG), shkruan sot se hetuesit mendojnë se Breivik ka patur vështirësi në prodhimin e eksplozivëve, përveç bombës që ai pranoi se e ka shpërthyer në lagjen e ministrive në qendër të Oslos.
Duke u prezantuar si një katolik në një betejë kundër "invazionit mysliman" në Evropë, Behring Breivik, 32 vjeç, pranoi gjithashtu se është autori i breshërisë me armë zjarri në Utoeya, ku të rinjtë laburistë norvegjezë ishin mbledhur në një universitet veror. Sipas bilancit të fundit të policisë, të dy sulmet shkaktuan 77 të vdekur. /Start/
2011-07-30 16:17