E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, tërmet 6.4 ballë në Fukushima

Sipas agjencisë meteorologjike japoneze, tërmeti ra pak para orës 04:00 me orën lokale. Epiqendra e tij ndodhej në afërsi të prefekturës Fukushima, në verilindje të Tokios dhe në thellësinë 40 kilometra. Nuk ka asnjë alarm për cunami.

Lëkundjet shkaktuan shtatë të plagosur lehtë, ndër të cilët dy gra të moshuara në Koriyama dhe një burrë 60 vjeç në Hitachinaka.

Autoritetet nuk kanë njoftuar probleme të veçanta në centralin bërthamor të Fukushimës, i dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit që shkatërruan strukturat e tij parasizmike.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 09:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›