Greqi, qeveria bën gati ligjin për një amnisti të re fiskale
ATHINE- Një amnisti e re, për qindra mijëra afaristë dhe ndërmarrje, që nuk ishin përfshirë në amnistinë e vitit 2010 për çështje tatimore të pakontrolluara gjatë 10-vjeçarit të kaluar, si dhe për ata që ishin të përjashtuar, parashikohet në një projektligj që u paraqit në parlamentin grek nga Ministria greke e Financave, njoftoi sot agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, ANA-MPA.
Projektligji parashikon dhënien e 35 000 licencave për lojëra fati në të gjithë vendin dhe 10-15 leje për lojëra fati dhe baste nëpërmjet internetit, në kuadër të rregullimit të tregut vendas në këtë sektor.
Në kuadër të reduktimit të shpenzimeve buxhetore, projektligji parashikon që qeratë që paguan shteti për godinat ku ndodhen shërbime dhe institucione publike, ulen me 20 për qind, ndërsa ndalohet çdo rritje e qerasë deri më 30 qershor 2012.
(s.g/atsh/balkanWeb)