Athinë, policia prish kampet e protestuesve

Protestuesit antiqeveritar qëndron prej më shumë se dy muaj në sheshin Sintagma, epiqendra e pushtetit dhe e grevave në Greqi, njoftoi AFP-ja.
Kampi i tendave dhe i objekteve kalimtare i vendosur që prej 25 majit në sheshin përballë Parlamentit u shkatërrua si dhe "objektet e ndryshme që ndotnin ambientin", bëri të ditur policia në një komunikatë, sipas të cilës u deshën 25 kamionë për ta zhvilluar me sukses operacionin e pastrimit.
Tetë persona përfunduan në pranga, midis tyre dy francezë, një gjerman dhe një rumun, të cilët akuzohen për "shkelje të ligjeve për mbrojtjen e ambientit", shtoi policia pa dhënë hollësi të tjera. Ata do të dërgohen përpara një prokurori. /Start/
2011-07-30 17:19