E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS barrierë para grabitësve të votave

Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp nga foltorja e selisë rozë.

Rama akuzoi kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si "udhëheqës të një shumice që mbështet Berishën dhe jo votën e drejtë të shqiptarëve".

“Një i dënuar për ryshfet në një të kaluar jo shumë të largët (Ristani) dhe një zëvendësues i denjë i Xhuvelit (Meta) nuk e ndihmojnë dot Berishën të grabisë votat e shqiptarëve”, u shpreh kryesocialisti.

Më tej lideri i selisë rozë shtoi se “një pushtet i grabitur nuk mbahet dot me pahir në mes të Evropës në vitin 2009”.

Rama bëri gjithashtu thirrje për “shefat e politikës së vjetër” që të mos rreken të bëjnë diversion në PS, pasi janë tentativa të dështuara.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›