E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi, Wenger: Futbolli mund te behet objektiv

Sulmi ndaj kombetares se Sri Lankes, i cili ndodhi javen e kaluar ne Pakistan ku humben jeten gjashte persona, ka vene ne alarm boten e sportit, qe rrezikon te behet nje objektiv konkret i terroristeve.

Ne kete kuptim tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger ka reaguar.

“Nuk konsiderohemi nje objektiv, por kjo nuk eshte e thene se nuk mund te ndodhe”, eshte shprehur menaxheri i Gunners ne BBC.

“Ka ndodhur qe kemi pasur paralajmerime perpara disa ndeshjeve te luajtuara ne shtepi, por nuk e kemi bere publike”, tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›