Gratë e burgosura festojnë 8 Marsin

Edhe pse të destinuara që ditën e gruas apo të nënës ta kalojnë në ambjentet e burgut 325 ato përsëri kanë festuar dhe kërcyer, por edhe janë mallëngjyer kur dëgjonin poezi dhe këngë të bëra për jetën në atë godinë. Organizimi i festës u bë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ku vetë drejtori i saj Gazmend Dibra dhe drejtorja e burgut uroi të gjitha gratë pjesëmarrëse për festën e 8 marsit. Për të përshëndetur këto gra dhe për të qënë pak më pranë tyre në këto ditë të vështira aktorja Tinka Kurti i ka kurajuar ato duke I thënë që të mos kenë komplekse se ndodhen aty pasi janë gjëra të jetës dhe të fatit port ë jenë të forta dhe të përballojnë këto sfida të jetës. Ndërkaq që drejtori i përgjithsëhm i burgjeve ka sqaruar në lidhje me faljen e dënimit për disa gra siç u bë vitin e kaluar se ky nuk është plan i cili bëhet çdo vit, por ka thënë se sjellja e të burgosurave është vendimtare dhe se në të ardhmen do të ketë edhe falje të dënimeve. 50 vjeçarja e dënuar për trafikim droge tregon se pas tetë vjetësh që ka kryer dënimin i kanë mbetur edhe 7 të tjera, ka bërë kërkesë për falje por deri tani nuk i është kthyer asnjë përgjigje. Ndërkohë që shumë të tjera kanë përfituar nga kamera e ora news t'i urojnë të afërmit e tyre për 8 marsin. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe në këtë ditë feste organizatorët kishin ftuar edhe të afërmit e të burgosurave, dhe kënaqësia më e madhe ishte për nënat të cilat takuan fëmijët e tyre.