E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, sekuestrohen 27 tone kafe kontrabande

Forcat e antikrimit ekonomik dhe policia e Korces sekuestruan te shtunen para mesnates ne piken kufitare te Kapshtices, 27 tone kafe kontrabande e cila vinte nga Greqia dhe kishte per destinacion tregun shqiptar.

Kjo sasi u kap brenda nje kamioni me targa te Ko 70-87 D, i cili ishte i ngarkuar me materiale llamarine dhe profile alumini.

Policia beri te ditur se maunia drejtohej nga Sokol Vukatana dhe sasia e kafese kontrabande u gjet e fshehur poshte ngarkeses metalike te kamionit qe i perket firmes “Toni SHPK”.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›