G99: Dashuri kundër gjuhës së urrejtjes nga politika
Gjatë festimeve me gratë e Urës Vajgurore, kreu i G99 Erjon Veliaj ka theksuar se gjuhës së urrejtjes me të cilën dalin çdo ditë në media Meta e Berisha, duhet ti përgjigjemi me dashuri për nënat, fëmijët, dhe respektin për veteveten.
URA-VAJGURORE- Gjatë një takimi të organizuar me rastin e ditës së 8 marsit , me gratë e Urës Vajgurore, kryetari i lëvizjes G99, Erjon Veliaj duke bërë urimin e tij është shprehur edhe për frymën që shfaqet nga politikanët , të cilët sipas Veliajt kohët e fundit kanë mbjellë vetëm urrejtje me deklaratat dhe kundër deklaratat e tyre.
Për 18 vjet me radhë, tha Veliaj, këta politikanë, kryeministra dhe ish kryeministra mbjellin cdo ditë urrejtje për njëri tjetrin nëpër media, duke e kthyer Shqipërinë në një vend me inflacion inati dhe deficit dashurie.
Në këtë takim , me rastin e festës ndërkombëtare të gruas, Bashkia e Urës vajgurore ka vlerësuar për herë të parë gratë, duke dekoruar me titullin krenaria e bashkisë, katër mësuese në pension, një infermiere të vjetër dhe një nënë të një familjeje dëshmori. (e.n/News24/Balkanweb)