E Diel, 1 Nëntor 2026

Transballkanikja perurimet e pafundme te rruges se aksidenteve

VLOR - Edhe pse nje segment i shumepritur Rruga Transballkanike duket se nuk rezultoi ta sillte te plote funksionalitetin e saj ne qytetin e Vlores. Pavaresisht frymemarrjes se premtuar ne qarkullim ajo mbarti dhe vijon te percjelle edhe pasfasaden aksidentet. Numrat qe prej vitit te kaluar deri me sot aspak njeshifrore flasin deri frikshem. Kalimtare te moshuar drejtues mjetesh me biciklete motor. Shkak per kete eshte mungesa e plote e sinjalistikes por edhe levizja e crregullt e mjeteve. Shume me te riskuar jane kalimtaret. Jane te shumte banoret te cilet kane ngritur shqetesimin per menyren e kalimit ne kete rruge. Sipas tyre eshte shume here e rrezikshme kalimi nepermjet rruges drejt anes tjeter pasi mjetet ecin shume shpejt disa here edhe ne kah te kundert me levizjen qe duhet te ndjekin si rregull. Po keshtu kryqezimi me rruge te tjera pa asnje sinjalistike favorizon edhe me teper situata te tilla ne rrugen transballkanike. Ne rruge mungojne trotuaret ndricimi tabelat pa permendur parakalimet e gabuara dhe mosrespektimin e normave te shpejtesise nga ana e drejtuesve te mjeteve. Per ironi te fatit rruga transballkanike eshte nje nder segmentet ku jane prere me teper shirita perurimesh. Nga qeveria Nano dhe dy here nga qeveria Berisha. Megjithate specialiste te rrugores por edhe qytetare e cilesojne ate jashte standardeve qe kerkon koha ndersa te tjere banore e citojne si Rruga e Aksidenteve. Sipas specialisteve te policise rrugore rruga trasballkanike nuk ploteson kushtet si nga ana e infrastuktures edhe nga ana e sinjalistikes. Drejtori i policise rrugore Gezim Gosturani thote se kjo rruge eshte nga me problematiket ne qytetin e Vlores ku mungon totalisht sinjalistika rrugore si dhe tabelat perkatese te respektimit te qarkullimit rrugor nderkohe qe pervec disa vizimeve per asgje tjeter nuk eshte vene dore. Sipas Gosturanit kjo rruge paraqet problematika per shkak se nuk ka as infrastukturen me te domosdoshme si dhe dita-dites po kthehet ne rruge aksidentesh si me pasoja ashtu e me demtime te lehta ne njerez e mjete. Mungojne tabelat perkatese te kontrollit te shpejtesise tabelat e ndalim-kalimit ndalimqendrimit etj. Vete banoret e zones perreth jane ankuar se nuk ka mbikalime per tu dhene siguri kalimit te rruges. Ky i fundit ne disaraste shkon deri ne makth pasi shpejtesia me te cilen levizin mjetet tejkalon shpesh normat e lejuara te shpejtesive. Edi Leka nenkryetar i Bashkise se Vlores i cili mbulon infrastukturen shprehet se qeverise Berisha i eshte rekomanduar qe mos te nxitonte ne perurimin e kesaj rruge per arsye se ajo ishte e paperfunduar. Ne te mungonte sinjalistika trotuaret ndricimi por me e rendesishmja ne kete aks rrugor nuk kishte kaluar akoma shtrirja e tubacionit te ujesjellesit cka do te conte ne carjen e saj pas perurimit. Berisha kete rruge jashte standardit e peruroi ne muajin e zgjedhjeve rruge e cila fondin e investimeve e ka rreth 7 milione euro nderkohe qe jane akoma pa mbaruar gjelberimi trotuaret ndricimi. Leka shprehet se per te bere te mundur mos hapjen serish te rruges transballkanike e mos e kthyer ate ne gjendjen fillestare Bashkia ka bere te mundur se bashku me holandezet qe zbatonin projektin e ujesjellesit shtrimin e tubacioneve kryesore aty ku eshte e vendosur korsia ndarese e dy kaheve te saj. E megjithate Transballkanikja nuk i shpetoi carjeve. Ne gjithe aksin jane hapur rreth 12 carje per te bere te mundur lidhjen e magjistralit kryesor te ujesjellesit me linjat dytesore te rrugeve te tjera nga secili aks i rruges. Bashkia e Vlores sipas Lekes ende nuk e ka ne dorezim kete rruge ne pronesi te saj per shkak se Qeveria nuk ka dhene asnje afat se kur do ta beje te mundur dorezimin e ketij investimi. Nenkryebashkiaku thote se pavaresisht se rruga transballkanike nuk ka mbaruar investimin e saj te plote bashkia ka ndermarre nje projekt per te bere te mundur qe me fondet e saj te ndihmoje policine rrugore por dhe qytetaret duke vendosur sinjalistiken rrugore por dhe ndricimin e plote te ketij aksi rrugor. Sipas nenkryetarit te Bashkise se Vlores kjo rruge eshte jashte kushteve teknike dhe te sigurise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›