Terrorizoi me armë të moshuarin për t’i grabitur, arrestohet

Në pranga përfundoi Anton Narkaj, i cili rezulton të jetë autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Bratosh, rrethi Malësi e Madhe, ku i arrestuari, ka hyrë i armatosur dhe i maskuar, në banesën e një çifti të moshuar dhe ka tentuar të vjedhë me dhunë nën kërcënimin e armës, duke qëlluar 3 here në banesë.
Në momentin e kapjes shtetasit Anton Narkaj, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një amë zjarri model 56, të kalibrit 7.62, me tre fishekë, model 56, ne gushën e saj, një maskë me vrima, e hapur tek sytë, si dhe një palë doreza me të cilat ka kryer krimin.
Gjithashtu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tre gëzhoja model 56, të kalibrit 7.62. U kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Anton Narkaj, iu kaluna për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vjedhje me armë e mbetur në tentativë” dhe “ Armëmbajtje pa leje”. /Start/
2012-05-29 14:24