E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licencat, pushteti vendor e qendror dhe decentralizimi

Nga Genc Myftiu*

Te kesh nje licence per ushtrim te nje aktiviteti apo profesioni, do te thote te jesh juridikisht i autorizuar dhe te kesh te drejten per te ushtruar aktivitetin apo profesionin qe mbulon kjo licence. Licenca jepet nga njera pale, qe eshte "licencuesi" per palen tjeter qe eshte "i licencuari" dhe perfaqeson nje element baze te marreveshjes se ketyre dy paleve, per te realizuar nje aktivitet apo sherbim te caktuar. Licencat jepen nga autoritete qendrore (Ministri), vendore (bashki, komune, qark) apo nga agjenci te autorizuara nga autoritetet qendrore apo vendore per te kryer kete funksion.

Qe prej prillit te vitit 2007 projekti "Asistence teknike e trajnim per permiresimin e sherbimeve publike ne nivelin e qeverisjes vendore", i financuar nga Komuniteti Evropian dhe i zbatuar nga kompania spanjolle Eptisa Servicios de Ingenieria S.A., po punon me nje ekip ekspertesh vendas dhe te huaj, te drejtuar nga z.Albert Brojka, per modernizimin e sherbimeve te licencimit, ne nivelin vendor te qeverisjes. Projekti qe ne fillimet e tij hartoi nje Plan Veprimi per permiresimin e licencimit ne nivel vendor dhe ky Plan Veprimi, u pilotua fillimisht (Janar-Korrik 2008) me bashkine e Shkodres, komunen e Dajtit dhe Qarkun e Elbasanit. Me tej, (Korrik-Dhjetor 2008) ky Plan Veprimi u shtri edhe u zbatua edhe ne 22 komuna e bashki te tjera ne vend. Objektivat specifike te Planit te Veprimit jane: Rritja e transparences ne sherbimin e licencimit ne nivel vendor; maksimizimi i asistences se njesise se qeverisjes vendore, per aplikuesit nepermjet nje serie masash teknike procedurale dhe informuese.

Rezultatet e arritura te Planit te Veprimit aty ku u zbatua jane: Sigurohet (jepet) asistenca e plote per klientin (aplikantin per licence) para dhe gjate aplikimit per licence; cdo kerkese apo ankese merr nje pergjigje zyrtare; cdo veprim apo mosveprim dokumentohet; Afatet e pergjigjeve paracaktohen e respektohen; Trajtimi i rasteve te vecanta me procedura te vecanta; Sigurimi i aksesit dhe transparences.

Rezultate konkrete te rendesishem te projektit jane: Prezantimi i formulareve ndihmes dhe formulareve te rinj, per te permiresuar procedurat e licencimit ne nivel lokal; suport informativ per t'u perdorur nga te gjitha njesite e qeverisjes vendore duke permbajtur ne vetvete, te gjitha formularet aktuale dhe ato te propozuar, gati per t'u plotesuar dhe printuar duke siguruar ne praktike thjeshtesim, standardizim dhe permiresim te sherbimit publik, nje metodike moderne per llogaritjen e kostos se licencimit dhe pagesen per nje licence te dhene.

Te gjitha keto rezultate te listuara sa me siper, jane perfshire ne botimin e dyte te "Manual i licencimit ne qeverisjen vendore", te cilit i bashkengjitet edhe nje CD qe permban te gjithe legjislacionin respektiv, si edhe kete manual bashke me shume raporte te realizuara nga grupit i punes. Me tej grupi i punes i projektit, ka bere nje seri propozimesh per transferimin (decentralizimin) e disa licencave nga kompetence e qeverisjes qendrore (nga Ministrite) ne kompetence te qeverisjes vendore (bashki, qark, komune) si me poshte:

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes

1. Leje per lojera fati

2. Leje tregtimi (hidrokarbure)

Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

3. Licence transporti mallrash me mjete jashte norme

4. Leje per auto-shkolle (subjekti)

Ministria e Shendetesise

5. Licence per ushtrimin e aktivitetit si farmacist (farmacia)

6. Licence per ushtrimin e aktivitetit si nd/farmacist (agjencia farmaceutike)

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

7. Certifikata e specialisteve te mjedisit.

8. Leje profesionale per personat juridike, per ushtrimin e aktiviteteve ne fondin pyjor e kullosor.

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

9. Licence per farmaci ose klinike veterinare

10. Licence per tregtimin e PMB-ve

11. Licence per prodhimin e farerave dhe fidaneve

Ministria e Arsimit dhe Shkences

12. Leje per institucion arsimor parauniversitar privat/institucion arsimor plotesues parauniversitar privat.

13. Leje per institucion arsimor parauniversitar privat/institucion arsimor plotesues parauniversitar privat, ku zhvillohen lende fetare ose ku mesimi zhvillohet edhe ne gjuhe te huaj.

Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta

14. Licence per agjenci private punesimi

15. Licence per ofruesit e sherbimeve te kujdesit shoqeror

Sigurisht qe ky transferim, do te filloje te behet vetem ne ato njesi te qeverisjes vendore ku ka kapacitete per te menaxhuar keto licenca. Propozimet e mesiperme jane fryt i bashkepunimit te ngushte te projektit "Asistence teknike dhe trajnime per permiresimin e ofrimit te sherbimeve publike ne nivel vendor" me perfituesit e ketij projekti te cilat jane shoqatat e bashkive, komunave dhe qarqeve te Shqiperise.

* Shenime mbi "Manualin e licencimit ne nivelin vendor te qeverisjes"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›