Obama, paqja e pritshme me talebanet
Nga Klaus Kastan
Presidenti i SHBA-se, Barack Obama u tregua i gatshem per te vendosur kontakt me talibanet e moderuar ne Afganistan duke pranuar, se SHBA-ja nuk mund ta fitoje luften ne Afganistan. Keto jane tone ndryshe nga ato qe jane degjuar deri me sot nga Shtepia e Bardhe. A besoni ju, z. President, se lufta ne Afganistan mund te fitohet, deshen te dine redaktoret e "New York Times" - dhe pergjigja ishte: "Jo, une nuk besoj", tha Obama, "por une e di qe ushtaret atje ne nje situate mjaft te veshtire bejne nje pune te madhe".
Obama ua dha intervisten redaktoreve ne avionin e tij presidencial. Ai paraqiti nje tablo mjaft kritike te situates ne rajonin e luftes, qe nderkohe eshte perkeqesuar dukshem:
"Kushtet jane bere edhe me tronditese. Talebanet po behen gjithnje e me te pafytyre dhe pikerisht ne jug te Afganistanit ata na atakojne ne nje menyre, qe nuk e kemi hasur deri me sot."
Ushtria amerikane ne Irak po i kushton vemendje prej kohesh bisedimeve me kryengritesit sunite, te cilet per shkak te dhunes se vazhdueshme te terroristeve te Al-Kaides, tashme jane te gatshem te bashkepunojne me ushtrine e SHBA-se. Situata ne Afganistan vertet eshte me komplekse se ne Irak - megjithate pala amerikane tani duket se po perpiqet te afrohet me talebanet e moderuar. Kjo do te ishte e paimagjinueshme nen Presidentin Bush, mendon redaktorja e "New York Times", Sheryl Gay Stolberg:
"Une mendoj, se Presidenti Obama po ndermerr nje ndryshim te qarte kursi ndaj armiqve tane. Ne nderkohe diskutojme, qe Irani duhet te perfshihet ne bisedimet per Afganistanin dhe po kerkohet kontakti edhe me Sirine. Kjo e gjitha ka shume rendesi."
Sipas njoftimeve te mediave amerikane presidenti afgan Karsai i pershendeti deklaratat e Obama-s. Ne fundjave u be e ditur se qe gjashte muajt e ardhshem do te terhiqen 12 000 ushtare te SHBA-se nga Iraku dhe njekohesisht Obama do te perforcoje trupat ne Afganistan. DW