E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry duhet ta harrojë shiritin

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka thënë se John Terry nuk do ta kthejë shiritin e kapitenit, përderisa ai do të jetë në drejtim të ekipit.

Terry e humbi rolin e kapitenit pas njoftimeve rreth aferës me ish-të dashurën e mbrojtësit të majtë anglez, Wayne Bridge.

Rio Ferdinand pritet të udhëheqë Anglinë në Kampionatin botëror këtë verë.

“Deri në Kampionatin botëror, Terry nuk do të jetë përsëri kapiten. Pas Kampionatit botëror? Edhe nëse vazhdoj të jem selektor i Anglisë? Mendoj se jo”, tha Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›