E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, i kënaqur me Owenin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson është i kënaqur me kontributin e Michael Owenit gjatë këtij sezoni.

Pavarësisht mungesës së paraqitjeve të vazhdueshme në formacionin bazë të Djajve të Kuq, Owen vazhdon të jetë futbollist i dobishëm për kampionin e Anglisë.

“Ai ka bërë punë të mirë, ka arritur sukses. Ai është profesionist i madh, kurrë nuk ka munguar në stërvitje dhe paraqitjet e tij deri më tani kanë qenë të mira. Mendoj se Michael është i lumtur në klub dhe sigurisht se do të jetë këtu edhe sezonin e ardhshëm”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›