Terry humb shiritin e kapitenit të Anglisë

John Terry ka humbur shiritin e kapitenit të Anglisë, ka njoftuar BBC Sport.
Qendërmbrojtësi i Chelseas është informuar për vendimin nga kryetari i Federatës angleze të Futbollit, David Bernstein. Bernstein foli para anëtarëve të Federatës dhe shumica ishin të mendimit se Terryt duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.
31 vjeçari do të gjykohet në korrik për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së Anton Ferdinand në ndeshjen e tetorit të vitit të kaluar në Premierligë. Terry, është deklaruar i pafajshëm.