E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Lazios kontestojnë Taren

Tifozët e Lazios kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për punën e klubit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë kanë kontestuar drejtorin sportiv, Igli Tare.

Skuadra romake ishte e interesuar për futbollistë të ndryshëm, përfshirë mesfushorin e CSKA Moskës, Keisuke Honda dhe sulmuesin e Kolnit, Lukas Podolski. Por, në fund ekipit iu bashkua mesfushori Antonio Candreva nga Cesena, futbollist më parë i deklaruar si tifoz i rivalit të qytetit, Romës.

Candreva u vërshëllye pas inkuadrimit të tij në fushë në fitoren 2-0 ndaj Milanit të mërkurën mbrëma, kurse gjatë takimit përkrahësit e Lazios brohoritën kore kundër Tares.

“Shërbëtor i Lotitos”, iu drejtuan atij. Cak ishte edhe presidenti Claudio Lotito. “Jashtë nga stadiumi!”, ishte porosia për kreun e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›