E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufte" me SIDA-n dhe bashkeshortin

Ështe vetem 35 vjec, e megjithate, e konsideron jeten e saj te mbyllur. Pacientja E.J., jeton cdo dite me vdekjen, qe ne momentin kur, testi per virusin HIV/AIDS rezultoi pozitiv per te. Pervec gjendjes depresive qe po kalon per shkak te semundjes, 35-vjecarja po perballet me nje situate mjaft te rende psikologjike edhe prej te afermve te vet. Ata nuk e dine ende se bija e tyre eshte bartese e virusit HIV, madje as femijet e saj. Gjithcka eshte perkeqesuar qe ne momentin kur ajo mori vesh se kishte "semundjen e shekullit". Grindjet me te shoqin, si burimi i vetem i infektimit, jane tashme te perditshme. Megjithate, ne perpjekje per t'u perballur me faktin, 35-vjecarja nuk po perpiqet me te ndeshkoje fajtorin, por vetem te perballoje situaten mjaft te veshtire ne te cilen ndodhet. Frika nga vdekja po e mundon se tepermi, aq me teper qe semundja e saj ka avancuar. Prinderve te saj ua ka fshehur semundjen, por edhe per sa kohe? Simptomat po i behen gjithnje e me shume te dukshme, ndersa femijet e saj nuk e dine pse e ema shkon shpesh ne Spitalin Infektiv ne QSUT.

Infektimi

E.J., tregon se e mori vesh per semundjen 3 vjet me pare, teksa po bente disa ekzaminime. Mjeket kishin verejtur disa parametra jo normale te ketyre ekzaminimeve, ndaj i kishin kerkuar qe te bente testin e HIV. "U irritova qe ne momentin kur m'u be kjo kerkese, sepse nuk doja te mendoja qe mund te me ndodhte mua. Por, kur testi doli pozitiv, atehere i gjithe qielli me ra mbi koke. Mendova jeten qe duhej te kisha ende perpara, femijet e mi, gjithcka", tregon 35-vjecarja. Asaj i rrjedhin dy pika lot, te shikon me ate veshtrimin e saj si te fikur dhe peshperit se ka tre vjet qe e di se eshte e infektuar, e megjithate nuk do te mesohet kurre me idene. Me e dhimbshmja eshte se ajo mundohet ta fshehe semundjen e saj, per shkak te turpit, dhembshurise, apo.., as vete nuk e di pse. Gjithcka e ka "dhurate" nga bashkeshorti i saj 39-vjecar, i cili kishte dale disa here jashte shtetit, per ceshtje biznesi. Ndersa ajo, me profesion ekonomiste kujdesej per dy femijet, ne mungese te se shoqit. Ne kembim te sakrificave, E.J., mori semundjen vdekjeprurese te SIDA-s. Pacientja rrefen se te shoqin e ka marre me dashuri dhe ishin njohur ne Kavaje, teksa kryenin shkollen e mesme. Por sot, gjithcka i duket shume e larget. Aq sa, i duket sikur nuk ka qene ajo protagoniste e asaj dashurie. Tanime nuk e kupton dot pse eshte aq e rrenuar, nga fakti qe eshte me SIDA, apo nga tradhtia e te shoqit, qe po u merr jeten. Rasti i ciftit ne fjale nuk eshte i vetmi qe kalon kete drame. Ne Spitalin Infektiv degjon ngjarje nga me te ndryshmet, qe te bejne te reflektosh dhe ta duash aq shume jeten. Sepse mjafton nje moment, dhe gjithcka mund te ndryshoje.

Qender e posacme per ata qe jetojne me HIV/AIDS

Me rastin e dites Boterore te Luftes kunder HIV/AIDS, eshte prononcuar edhe shefja e departamentit te semundjeve infektive ne Institutin e Shendetit Publik, Silva Bino. Ajo shprehet se mbeshtet idene e krijimit te nje qendre per sherbime komunitare per kete kategori. Sipas saj, ne gjithe keto vite, shoqeria civile ka punuar vetem ne parandalimin e semundjes, ne nje kohe kur sot numri i personave me HIV po vjen cdo vit ne rritje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›