E Martë, 3 Nëntor 2026

Testohen njohuritë e nxënësve për 3-mujorin e dytë – Testimet të një niveli mesatar vështirësie

Nxënësit e arsimit para universitar kanë nisur të testojnë njohuritë e marra nga fillim i këtij viti, ndaj edhe ky fund tremujori shoqërohet me stres dhe më shumë emocione për ta.

Mësuesja e gjuhe letërsisë në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Manastirit” thotë se gjithmonë testet hartohen me pyetje të kombinuara me alternativa dhe zhvillim dhe se jo të gjitha rastet rezultatet e tyre përkojnë me nivelin e ecurisë së nxënësve.

“Rezultatet janë të tilla sepse nxënësit kryesisht mund të jenë më ulët në test ndërsa tek vlerësimi i vazhduar ku janë shumë rubrika, nxënësit kanë më shumë mundësi për të marrë një notë më të mire”, tha mësuesja.

Ndërsa mësuesi i matematikës sqaron se testi zhvillohet për të gjitha nivelet e nxënësve dhe nëpërmjet tij mësuesi arrin të testoj të gjitha njohuritë e marra gjatë 3 mujorit.

“Përpiqemi të zgjedhim një test të pranueshëm ku të jetë në mënyrë të atillë që çdo nxënës të ketë mundësi të shprehet. Unë e di që kur hartoj testin, se ku do të shkojnë nxënësit e mi dhe rezultatet janë pak a shumë ato që parashikoj unë”, tha mësuesi i matematikës.

Testet për përudhën e tre mujorit të dytë  janë ende duke u zhvilluar në të gjitha shkollat e vendit. Ato parashikohet të mbyllen deri në fund të kësaj jave.

Gazetare: K. Toroveci

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›