Turizmi për personat me aftësi të kufizuara – Nevojitet infrastrukturë e posaçme

Me rritjen e numrit të vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik është shtuar edhe numri i personave me aftësi të kufizuara, të cilët vinë në vendin tonë si turistë. Për këtë kategori është i rëndësishëm aksesi, duke nisur nga njësitë akomoduese, por edhe në pikat turistike.
“Tirana ka goxha kërkesa edhe për këtë kategori të shoqërisë tonë. Realisht turi që bëjmë në deri diku është i aksesueshëm, shpresojmë gjithashtu që edhe projektet e reja që ka Tirana, si Muzeu Kombëtar dhe të tjera të kenë në të ardhmen akses për njerëz me aftësi të kufizuara”
Një prej organizatave të shoqërisë civile, e fokusuar tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës ka ndërmarrë një nismë për të rritur ndërgjegjësimin edhe tek operatorët privatë sa I përket nevojës për të ndërtuar infrastrukturën e duhur.
“Mendoj që është në masë të madhe mungesë dhe mungon dukshëm informacioni. Është koha që turizmin ta bëjmë gjithëpërfshirës edhe për persona me aftësi të kufizuara dhe jo vetëm për arsye barazie apo diskriminimi por edhe sepse përbën një fetë të klientelës”
Ndërkohë në vendin tonë numri I personave me aftësi të kufizuara llogaritet mbi 170 mijë.
/RTSH/