E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosoves, rritje maksimale per pensionet, deri ne nivelin 40%

Qeveria e Kosoves ne mbledhjen e saj te djeshme ka marre vendim qe te rriten pensionet ne menyre maksimale, deri ne nivelin prej 40%. Nga kjo rritje, mesohet se do te perfitojne 164 mije e 200 pensioniste. Ndarja e te cileve eshte perkatesisht 112 mije perfitues te pensioneve baze, 35 mije pensione kontribut-dhenes dhe 17 mije e 200 perfitues te pensioneve per aftesi te kufizuar. Konkretisht, pensionet baze, do te rriten ne vlere prej 33.3%, ku 11.1% e rritjes do t'u paguhet perfituesve qe nga 1 janari 2012, kurse pjesa tjeter e rritjes do t'u paguhet qe nga janari 2013. Nga ana e tij, Kryeministri Hashim Thaci ka theksuar se ky eshte vazhdim i angazhimeve te kabinetit qeveritar per te permiresuar poziten sociale dhe materiale te te gjitha kategorive perfituese nga buxheti i Kosoves. "Me kete vendim kemi permiresuar standardin jetesor per te gjithe keta persona qe paguhen nga buxheti i shtetit dhe tani kemi arritur nivelin e mesatares se vendeve ne rajon", - ka thene ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›