Testohet Shqiperia U19 skuadra e 19-vjecareve gati per kampionatin europian

Për këtë fanelë kuqezi u pa qartë se duhet bërë më shumë. i bindur është edhe trajneri Skënder Gega, ndërsa Shqipëria e 19-vjeçarëve u mposht 2-0 nga Teuta në Durrës, në një përgatitore para kampionatit europian. Gega kishte shumë të panjohura kur e zbriti ekipin në fushë dhe të paktën i mori disa përgjigje, ndaj edhe ndihet disi më i qetë, edhe pse ekipi i tij humbi.
Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve bëhet gati për eleminatoret e kampionatit europian të vitit 2012, eleminatore që nisin më 21 shtator dhe vazhdojnë deri më 15 nëntor. Skuadra kuqezi është e vendosur në grupin 12, së bashku me Austrinë, Danimarkën dhe Maltën, ndërsa ndeshjet do të luhen në truallin austriak. Për në raundin tjetër, do të kualifikohen dy vendet e para në grup, si dhe skuadra e tretë më e mirë e të 12 grupeve.
Shqipëria synon të përmirësohet në krahasim me vendin e fundit në grup që zuri në 2010, duke marrë vetëm 1 pikë e duke pasur golaverazhin 1 gol të shënuar e 8 të pësuar.